Nëntë persona u vranë të mërkurën mbrëma në një bar Guanajuato, Meksikës, i cili është goditur më rëndë nga vala e dhunës që përfshiu vendin dhe është një qendër e rëndësishme industriale, kulturore dhe turistike, thanë zyrtarët të enjten.
Sulmi, ku u plagosën edhe dy gra të cilat janë jashtë rrezikut për jetën, ndodhi në një lokal gjatë natës në orën 21:00 në Apaceo el Alto.
Sipas burimeve, disa persona të armatosur hapën zjarr ndaj klientëve të lokalit, duke vrarë pesë burra dhe katër gra, sipas një deklarate nga komuna e Apaceo el Alto.
Sulmet e kësaj natyre janë të shpeshta në Meksikë. Në mes të tetorit, 12 persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën nga persona të armatosur në një bar në Irapuato, gjithashtu në Guanajuato.
Sulmi i së mërkurës besohet se është kryer, sipas raportimeve të mediave meksikane, si hakmarrje për arrestimin e një prej drejtuesve të kartelit Santa Rosa de Lima, Juan Rodolfo Jepes.
Sipas të dhënave zyrtare, midis janarit dhe gushtit, 2,115 persona u vranë në Guanajuato