SHBA-Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjera janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Maryland në një park. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën për të zbardhur ngjarjen, ndërsa Guvernatori i Marylandit Larry Hogan e cilësoi si të tmerrshme ngjarjen.
"Ne jemi duke ndjekur nga afër shtënat e tmerrshme. Lutjet tona janë me të gjithë ata që janë prekur" tha Hogan. Ngjarja e sotme vjen pas asaj të një dite më parë ku u plagosën dy oficerë po në Maryland, ndërsa të mërkurën në Wisconsin tre persona u plagosën nga të shtënat, ndërsa autori u vra nga policia.
Komento