Irani mund të godasë bazat amerikane në lindjen e mesme në shenjë kundërpërgjigjeje ndaj ndonjë sulmi nga Izraeli edhe nëse Uashingtoni nuk do të ketë asnjë rol. Këtë paralajmërim e jep një prej përfaqësuesve të grupit Hezbollah në një prononcim për median.
"Vendimi është marrë. Përgjigja në këtë rast do të jetë shumë e fuqishme", tha sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, Sayed Hasan Nasrallah. Sipas tij reagimi nuk do të mbetet vetëm brenda entitetit izraelit por edhe bazat amerikane në të gjithë rajonin mund të jenë shënjestër e Iranit.
"Nëse Izraeli sulmon Iranin, Amerika mban përgjegjësi", insistoi ai duke cituar informacione nga zyrtarët iranianë. Retorika e ashpër mbi programet nukleare të Teheranit ka shtuar spekulimet rreth një sulmi të mundshëm të Izraelit përpara zgjedhjeve të nëntorit në Shtetet e Bashkuara. Të dielën kryeministri Benjamin Netanjahu i kërkoi fuqive botërore ti vendosnin një vijë të kuqe Iranit me qëllim parandalimin e krimit dhe përdorimit të armëve nukleare.
Nasrallah thotë se në Izrael gjithsesi ka ndarje sa i takon idesë së sulmit mbi Iranin ndërsa nuk mendon se do të ndodhë diçka e tillë në një kohë të afërt.
(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com