Sulm terrorist në Nigeri, 32 të
vrarë nga shpërthimi në market

Sulm terrorist në Nigeri, 32 të<br />vrarë nga shpërthimi në market
Të paktën 32 persona  kanë humbur jetën gjatë një sulmi terrosit që ka ndodhur në tregun e Yola, qytet në verilindje të Nigerisë. Shpërthimi në market ka lënë të vdekur 32 persona dhe mbi 80 të plagosur raporton Reuters.

Agjensia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave dhe Kryqi i Kuq bëjnë me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në tregun e fruta perimeve, që ndodhet në rrugën kryesore  në Yola .

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e sulmit, i cili ndoshta mund të mbajë ulën e grupit islamik Boko Haram, të cilët kanë ndërmarrë sulmet në gjashtë vitet e fundit duke lënë të vdekur mijëra njerëz.

Sipas të dhënave në vendngjarje ka patur tetë autoambulanca që kanë transportuar të plagosurit.
 
Redaksia online
(e.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit

Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit