Një person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur në Bursa të Turqisë, si pasojë e një sulmi me bombë në autobusin që transportonte gardianët e burgut në zonën Osmangazi.
Autoritete turke po e hetojnë ngjarjen si sulm terrorist, ndërsa momentii shpërthimit është regjistruar sekondë për sekondë nga kamerat e sigurisë.
Shpërthimi u bë me telekomandë, ndërsa ende nuk ka asnjë informacion mbi autorët e sulmit.
Komento