Sulm terrorist në Mali, vriten 27
persona, mes tyre një zyrtar belg

Sulm terrorist në Mali, vriten 27<br />persona, mes tyre një zyrtar belg
27 persona eshte bilanci i te vdekurve gjate nje sulmi terrorist ne hotelin “Blu Hotel Radisson” në qendër të kryeqytetit të Malit, paraditen e se premtes. Sipas agjensise se lajmeve Reuters, behet me dije se mes te vrareve eshte edhe Geoffrey Dieudonne, nje zyrat i parlamentit belg i cili ndodhej ne Mali per nje konference me parlamentaret e ketij vendi.

Sakaq, te 170 personat qe u moren peng, mes te cileve 140 kliente dhe 40 punonjes jane lene te lire dhe jane marre nen mbrojtjen e autoriteteve civile. Sulmi terrorist eshte marre persiper nga nje grup xhihadistesh afrikan te quajtur Al-Mourabitoun, një grup i vendosur në veri të Malit dhe i përbërë nga arabë, raporton Reuters.

Kujtojme qe sulmi terrorist ne Mali, vjen pikerisht nje jave pas sulmeve ne Paris, ku te premten e kaluar humben jeten 129 persona dhe mbi 300 te tjere u plagosen.

Sulm terrorist ne Mali, merren peng 170 persona

Personat e armatosur të cilët kanë sulmuar hotelin “Blu Hotel Radisson” në qendër të kryeqytetit të Malit, Bamako kanë vrarë tre pengje. Disa njerëz morrën peng, 140 klientë dhe 30 punonjës të hotelit.

Të shtena, shpërthime me granata dëgjohen në zonë. 2 nga të vrarët janë nga Mali dhe njëri shtetas francez. Grupi i armatosur fillimisht ka lëshuar 15 persona, të gjithë ata që ishin në gjendje të lexonin vargje nga Kurani. Më pas janë liruar tre anëtarë të stafit të Kombeve të Bashkuara.

"Unë pashë kufomat. Është e tmerrshme", tha njëri prej pengjeve të liruar pas sulmit. Ndërkohë në një njotim të dytë nga ushtria e Malit, pas një aksioni të kësaj të fundit janë liruar edhe pengje të tjerë, duke e cuar numrin e përgjithshëm në 80.

Pjesa veriore e Malit është zaptuar nga luftëtarë islamikë, disa prej të cilëve me lidhje me al-Qaedan, për pjesën më të madhe të vitit 2012. Edhe pse ata u larguan nga rajonet e pushtuara për shkak të ndërhyrjes ushtarake të udhëhequr nga nga Franca, dhuna vijon në vend me raste sporadike.



Pjesa veriore e Malit është zaptuar nga luftëtarë islamikë, disa prej të cilëve me lidhje me al-Qaedan, për pjesën më të madhe të vitit 2012. Edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara ka reaguar përmes twitterit, duke bërë të ditur se është në dijeni të një operacioni policor ndaj disa të shtënave në hotelin Radisson.

Një grup islamik mori përsipër përgjegjësinë e vdekjes së 5 personave gjatë marsit të kaluar, në një sulm që preku një restorant në Bamako, gjithashtu të frekuentuar nga të huajt.

mali terrori


mali terrori


mali terrori

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon