IRAK - Një seri e sulmeve me bomba e kanë tronditur sot Bagdadin, duke vrarë 40 persona kryesisht duke pasur si objektiv vendet publike.

Asnjë grup deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme, por dhuna ka eskaluar në kryeqytetin irakian dhe në vende të tjera të Irakut. 

Në të kaluarën, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulme të ngjashme, veçanërisht kur ka pasur cak zonat me shiit si dhe forcat irakiane të sigurisë.

Zyrtarët shëndetësor kanë konfirmuar viktimat e sulmeve të së premtes.

 

Redaksia Online
(a/shqiptarja.com)