Një djalë 15-vjeçar është vrarë dhe 14 persona të tjerë janë plagosur në dy sulme me bomba në stacionet e autobusëve në Jerusalem, shkruan BBC.
Shpërthimet ndodhën në dy zona të frekuentuara në periferi të qytetit ndërsa njerëzit po shkonin për në punë. Adoleshenti që vdiq ishte një student i seminarit hebre izraelito-kanadez i quajtur Aryeh Schupak. Kryeministri i Izraelit tha se ishte një sulm që ndryshe nga ato që ishin parë kohëve të fundit.
Situata në Izrael duket e paqëndrueshme në një vit dhune në rritje, pasi sulmet palestineze me armë dhe thika kanë shënjestruar izraelitët dhe po ashtu sulmet ushtarake izraelite kanë vrarë persona të armatosur palestinezë dhe civilë në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Asnjë grup deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë pas shpërthimeve. Megjithatë, grupet militante palestineze Hamasi dhe Xhihadi Islamik lavdëruan autorët e shpërthimit që e quajtën si ‘operacion’.