Një sulm masiv ajror nga Rusia me 367 raketa dhe dronë vrau të paktën 12 persona në Ukrainë. Mes viktimave ishin edhe dy fëmijë dhe një djalë 17-vjeç.
Presidenti i Ukrainës Zelensky tha se heshtja e Amerikës për sulmet e vazhdueshme të Rusisë e trimëron Putinin, ndërsa akuzoi Kremlinin për “goditje të qëllimshme të objektivave civile”.
"Çdo sulm terrorist rus i këtij lloji është arsye e mjaftueshme për sanksione të reja kundër Rusisë. Heshtja e Amerikës dhe heshtja e të tjerëve në mbarë botën vetëm sa e trimëron Putinin', tha ai.
Këto sulme ndodhën vetëm një ditë pas një prej ofensivave më të mëdha që ka goditur kryeqytetin ukrainas që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit 2022. Në rajonin e Kievti pati 4 të vdekur dhe 16 të plagosur.
Pavarësisht intensifikimit të luftimeve, përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit po vazhdojnë. Të shtunën u zhvillua një nga shkëmbimet më të mëdha të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës që nga fillimi i agresionit dhe ky veprim u konsiderua një hap pozitiv, megjithëse i pamjaftueshëm për të krijuar një rrugë të qartë drejt armëpushimit.
Komente

