Sulme ruse ndaj infrastrukturës civile në lindje të Ukrainës, qytete të tëra mbesin pa energji elektrike

Sulme ruse ndaj infrastrukturës civile në lindje të Ukrainës, qytete të tëra mbesin pa energji elektrike

Pas bombardimeve masive gjatë mbrëmjes së sotme në disa zona në lindje të Ukrainës, shumë qytete dhe zona kanë mbetur pa energji elektrike. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë si përgjegjëse.

Gjithashtu, edhe këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak njoftoi se bombardimet ruse që goditën infrastruktura të shumta, shkaktuan ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike, veçanërisht në rajonet lindore 

“Sulmet ruse mbi infrastrukturat kritike civile (në veçanti termocentrali më i madh në Kharkiv) janë një manifestim i terrorizmit të Federatës Ruse dhe dëshirës për të lënë civilët në masë pa energji elektrike dhe ngrohje. Një përgjigje frikacake ndaj ikjes së ushtrisë së tij nga fusha e betejës.”, shkruan këshilltari në Twitter.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Kievi: Ushtarët tanë kanë mbërritur në pikën kufitare me Rusinë! Rusët janë tërhequr edhe nga Svatov, në Lugansk


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë