Ushtria e Ukrainës ka fituar territor ndjeshëm ndaj forcave ruse. Mediat raportojnë se Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë mbërritur në Hoptivka, një pikë kalimi kufitar në kufirin ukrainas-rus, në rrethin Dergaci të rajonit të Kharkiv. Kjo është bërë e ditur nga batalioni i 130-të i ushtrisë ukrainase. Po ashtu rusët u tërhoqën nga Svatov, në Lugansk, një rajon ku ukrainasit kanë shpallur tashmë ripushtimin e Kreminës.
Mbërritja në pikën kufitare është konfirmuar edhe nga ministria e mbrojtjes së Ukrainës. Ukraina ka rimarrë më shumë se 3000 kilometra katrorë territor nga forcat ruse këtë muaj, njoftoi komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, Valeriy Zaluzhny.
Ndërkohë lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 200-të të saj. Largimi i rusëve nga Izyum, një qytet me rëndësi jetike strategjike në Ukrainën lindore, është goditja më shkatërruese për Rusinë pas tërheqjes së trupave të saj nga Kievi.
Ministri i jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba thotë se ushtria ukrainase ka thënë se janë drejt fitores, por i duhen më shumë armë. Ministria ruse e mbrojtjes konfirmoi tërheqjen e forcave të saj nga vetë Izyum dhe Kupiansk, gjë që tha se do t'i lejonte forcat e saj "të rigrupohen" në territorin e mbajtur nga separatistët e mbështetur nga Moska.
Ministria ruse konfirmoi gjithashtu tërheqjen e trupave nga një qytet i tretë kyç, Balaklya, në mënyrë që të "forcojë përpjekjet" në frontin e Donetsk. Forcat ukrainase hynë në qytet. Në të njëjtën kohë, kreu i administratës së instaluar nga Rusia në rajonin e Kharkiv kërkoi që njerëzit e saj të evakuoheshin në Rusi "për të shpëtuar jetën".
Agjencia shtetërore e Ukrainës bërthamore Energoatom ka njoftuar se reaktori i gjashtë dhe i fundit i termocentralit Zaporizhzhia të kontrolluar nga Rusia në jug të vendit nuk prodhon më energji elektrike. Po bëhen përgatitjet për ftohjen dhe zhvendosjen në gjendje të ftohtë.
Pas bombardimeve masive gjatë mbrëmjes së sotme në disa zona në lindje të Ukrainës, shumë qytete dhe zona kanë mbetur pa energji elektrike. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë si përgjegjëse.
Gjithashtu, edhe këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak njoftoi se bombardimet ruse që goditën infrastruktura të shumta, shkaktuan ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike, veçanërisht në rajonet lindore
“Sulmet ruse mbi infrastrukturat kritike civile (në veçanti termocentrali më i madh në Kharkiv) janë një manifestim i terrorizmit të Federatës Ruse dhe dëshirës për të lënë civilët në masë pa energji elektrike dhe ngrohje. Një përgjigje frikacake ndaj ikjes së ushtrisë së tij nga fusha e betejës.”, shkruan këshilltari në Twitter.
Një alarm ajror ka rënë në të gjithë Ukrainën. UNIAN raporton se ka pasur shpërthime veçanërisht në lindje të vendit. Nexta raporton edhe për raketat ruse të lëshuara nga Deti i Zi, duke publikuar edhe një video.
‘Qëllimi ynë është të çlirojmë të gjithë territorin tonë. Nuk mund të lejojmë që Rusia të vazhdojë të njëjtin pushtim që filloi në 2014’. Kështu deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke komentuar suksesin e fundit të kundërofensivës së trupave të Kievit në verilindje.
‘Strategjia e rusëve është të na hanë pjesë-pjesë’, denoncoi presidenti në një intervistë me Fareed Zakaria në CNN. ‘Unë do ta quaja kanibalizëm rus, por nuk dua ta luaj këtë lojë’. ‘Nuk mund t'ju them detajet e planit tonë, por ne do të përparojmë në mënyrë të qëndrueshme dhe gradualisht,"\’ shtoi Zelensky.
Një video e filmuar nga një dron dhe e publikuar nga ushtria e Kievit tregon se sa dramatike është situata në forcat ushtarake të Moskës.
Në pamje duket një tank rus, i cili përpiqet të shpëtojë nga rrethimi ukrainas. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Balakliya, e cila ishte e shndërruar nga pushtuesit në një bazë logjistike për operacionet në Lindje.
Ushtarët rus nisen në drejtim të Izyum, të bindur se qyteti është ende nën kontrollin e forcave ruse, po në vend të kësaj ata frenohen nga trupat e Kievit.
Tanku shkon në një rrugë dhe në një pikë të caktuar, kur aty më pas ndeshet me forcat e Kievit, ku duket dhe flamuri verdhë-blu.
Ai vazhdon të lëvizë në drejtim të kundërt , teksa sheh shpërthimet e vazhdueshme që e ndjekin, madje disa prej ushtarëve rrëzohen. Nga frika dhe shpejtësia me të cilën po lëviztë, drejtuesi i tankut humbet kontrollin dhe përplaset me një pemë.
Forcat ukrainase kanë rimarrë rreth 40 vendbanime në rajonin e Kharkiv. Kjo u raportua nga guvernatori rajonal Oleg Sinegubov, i cituar nga UNIAN, duke thënë se tashmë mund të flasim për "çlirimin e një pjese të konsiderueshme" të territoreve tona në rrethet e Chuguyiv, Kupyan dhe Balakliya.
"Pretendimet e presidentit rus, Vladimir Putin se vetëm një pjesë e grurit të eksportuar nga Ukraina është duke arritur në vendet e varfra, nuk janë të vërteta", ka thënë Ministria britanike e Mbrojtjes.
Ministria e Mbrojtjes britanike ka hedhur poshtë pretendimet e Rusisë se vetëm një pjesë e grurit të eksploruar nga Ukraina është duke arritur në vendet e varf.
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar më herët se vetëm dy prej 87 anijeve me rreth 60.000 tonë të produkteve, kanë shkuar në vendet e varfra.
Marrëveshja mes Rusisë dhe Ukrainës, për eksportimin e grurit nga portet.
Duke cituar të dhënat e OKB-së, ministria britanike deklaroi sot se rreth 30 për qind e eksporteve të grurit janë dërguar në shtetet me të ardhura të mesme apo të ulëta si në Afrikë, Lindje të Mesme dhe Azi.
Forcat e armatosura të Ukrainës kanë mbërritur në Hoptivka, një pikë kalimi kufitar në kufirin ukrainas-rus, në rrethin Dergaci të rajonit të Kharkiv. Kjo është bërë e ditur nga batalioni i 130-të i ushtrisë ukrainase.
Sakaq Rusët u tërhoqën nga Svatov, në Lugansk, një rajon ku ukrainasit kanë shpallur tashmë ripushtimin e Kreminës. Kjo është raportuar nga shtabi i përgjithshëm i Kievit, sipas Kyiv Independent. Objektivi tjetër i ushtrisë ukrainase në rajon është qyteti i Rubizhne, sipas guvernatorit të Oblastit ukrainas Sergej Gaidai.
Joe Biden ende nuk dëshiron të komentojë lajmet që vijnë nga Ukraina për një kundërofensivë nga forcat e Kievit, që ka detyruar ushtarët e Moskës të tërhiqen.
‘Gjërat janë duke u zhvilluar, është shumë herët për të folur’, iu përgjigj presidenti amerikan interesit të gazetarëve.
Presidenti Vladimir Putin dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron kanë zhvilluar një bisedë telefonike ditën e sotme.
Këtë e ka bërë të ditur Kremlini, duke nënvizuar se biseda është zhvilluar me iniciativën e Macron. Agjencia ‘Ria Novosti’ bën me dije se dy krerët e shteteve folën veçanërisht për situatën në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia.
Në bisedën telefonike, Macron dhe Putin shprehën gatishmërinë e tyre për të nisur një "ndërveprim, jo të politizuar" për situatën rreth uzinës së Zaporizhzhia, me përfshirjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Gjatë bisedës telefonike me Macron, Putin i tha homologut të tij francez se Kievi përdor "armët perëndimore kundër infrastrukturës civile në Donbass".
Agjencia shtetërore, Enerhoatom, ka bërë të ditur se janë ndalur të gjitha operacionet në centralin bërthamor në Zaporizhja të Ukrainës, si masë sigurie. Ky central bërthamor është më i madhi në Evropë. Rusia e ka marrë kontrollin e centralit pak pas nisjes së luftës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt. Sipas agjencisë Enerhoatom – përgjegjëse për mirëmbajtje të centralit – reaktori i vetëm që ka qenë në funksion është ndalur më 11 shtator, dhe se është duke u punuar për ftohjen e tij. Më 7 shtator, autoritetet ukrainase u kanë bërë thirrje banorëve në zonat rreth centralit që të evakuohen për sigurinë e tyre.
Luftimet mes forcave ruse dhe atyre ukrainasve rreth centralit kanë rritur shqetësimet për ndonjë katastrofë të mundshme bërthamore. Rusia e ka akuzuar Ukrainën se po tenton të rimarrë centralin me forcë, akuza që janë hedhur poshtë nga Kievi. Ukraina dhe Perëndimi akuzojnë Rusinë se po dërgon armë të rënda afër centralit, duke e ditur se ushtria ukrainase nuk do ta sulmojë. Moska ka kundërshtuar këto pretendime, mirëpo u ka rezistuar thirrje për të çmilitarizuar këtë zonë, ashtu që të shmanget ndonjë katastrofë ambientale.
Enerhoatom ka thënë më 11 shtator se ka rikthyer linjën e energjisë që është dëmtuar nga sulmet ruse, dhe tani centrali furnizohet me energji nga sistemi ukrainas. “Prandaj është marrë vendimi për ndalje të njësitit të gjashtë dhe ftohjes së tij”, ka thënë agjencia. Enerhoatom ka thënë po ashtu se rreziku për dëme tjera “vazhdon të jetë i lartë”. Një ditë më parë, më 10 shtator, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike, e cila ka vëzhgues të saj brenda centralit, ka thënë se situata në objekt është “tejet jostabile”.
“Kjo është situatë e paqëndrueshme dhe është duke u kthyer në rrezik”, ka thënë shefi i agjencisë Rafael Grossi në Vjenë. Ai ka bërë thirrje për dhënie fund të armiqësive dhe krijimit të një zone çmilitarizuese afër centralit, për të shmangur katastrofën bërthamore. Ndërkohë, Petro Kotin, udhëheqës i agjencisë Enerhoatom, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP më 10 shtator se forcat ruse e kanë torturuar stafin në centralin në Zaporizhja dhe se të paktën dy punëtorë kanë vdekur. “Dy persona janë rrahur për vdekje. Ne nuk e dimë ku janë dhjetë njerëz tjerë, ata janë rrahuar nga rusët dhe tani nuk kemi informacione për vendndodhjen e tyre”, ka thënë ai.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL