SHBA këshillon qytetarët e saj të marrin masa paraprake kundër sulmeve seksuale kur vizitojnë ose studiojnë në Spanjë. Një deklaratë e tillë është bërë nga ambasada amerikane në Spanjë pas një alarmi sigurie të lëshuar Ministria e Brendshme e këtij shteti.
Sipas të dhënave, Ministria e Brendshme Spanjolle ka raportuar "një rritje të vazhdueshme të numrit të sulmeve seksuale në shkallë vendi gjatë pesë viteve të fundit".
"Kjo përfshin një rritje të sulmit seksual kundër vizitorëve të rinj, si qytetarë amerikanë apo edhe student po ashtu në të gjithë Spanjën," thuhet në njoftim.
Deklarata e SHBA vjen pas përdhunimit të tre grave amerikane në qytetin Murcia, Spanjën juglindore, natën e Vitit të Ri.
"Qytetarë amerikanë viktima të sulmeve seksuale në Spanjë mund ta kenë shumë të vështirë të orjentohen në sistemin lokal të drejtësisë penale, i cili ndryshon dukshëm nga sistemi amerikan", bëhet me dije në njoftimin e ambasadës.
Sulmet seksuale janë kthyer në një problematikë në Spanjë. Një vendim gjykate në nëntor, do të shkaktonte mjaft polemika pasi hodhi poshtë akuzat për sulme seksuale të pesë burrave ndaj një adoleshente të pandërgjegjshme.
Protestat masive pasuan lirimin e pesë agresorëve, të cilët u liruan pavarësisht se në web faqen e Gjykatës së Barcelonës thuhej qartë se personat kishin kryer marrëdhënie me adoleshenten kur kishte qenë e pandërgjegjshme.
Sipas ligjit spanjoll, një sulm seksual mund të klasifikohet si sulm ose përdhunim nëse kryesi përdor dhunë ose frikësim gjatë aktit ndaj viktimës.