IRAK - Iraku është tronditur mëngjesin e sotëm, kur nga një valë shpërthimesh të makinave-bombë dhe sulme vetëvrasëse në provinca te ndryshme, mbetën te vrarë të paktën 20 persona dhe më shumë se 100 të tjerë të plagosur .

Zyrtarët vendas bëjnë të ditur se pjesa më e madhe e viktimave u shënua në Touz Khourmatou rreth 175 km në veri të kryeqytetit ku tre makina bombë kanë vrarë 6 persona dhe kanë plagosur 60 të tjerë.

Sulme vetëvrasëse kanë goditur edhe Nassiriya ku kanë mbetur të plagosur 14 persona si dhe në Bagdat ku u shënuan dhjetëra të plagosur.

Dhuna sektare në Irak vjen në fillim të zgjedhjeve të përgjithshme, që janë parashikuar të zhvillohen më 20 prill, të parat në Irak, që prej vitit 2010.

Tensionet e larta mes sunitëve dhe shiitëve është një fenomen i vjetër shoqëror në Irak.

Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë e këtyre sulmeve.

Siguria në Irak mbetet e brishtë ku mesatarisht më shumë se 300 njerëz vdesin në muaj.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)