Sulmet e Bashës ndaj Metës ‘zgjojnë’ Kryemadhin: Asgjë e re nga fronti i lindjes! Kryedemokrati tango me Ramën, tradhtoi kauzat e qytetarëve

Sulmet e Bashës ndaj Metës ‘zgjojnë’ Kryemadhin: Asgjë e re nga fronti i lindjes! Kryedemokrati tango me Ramën, tradhtoi kauzat e qytetarëve

E heshtur mediatikisht që pa humbjes së thellë që LSI pësoi në zgjedhjet e 25 prillit, Monika Kryemadhi është ‘zgjuar’ pas sulmeve që Lulzim Basha i bëri për herë të parë Ilir Metës duke e cilësuar atë si trekëmbëshin e të keqes, ‘apo trekëndëshi i Bermudës. Sulmit të Bashës duke cilësuar Metën-Ramën-Berishën si ‘trekëndëshin e Bermudës’, Kryemadhin nuk e ka surprizuar, por i është përgjigjur me ironi dhe nënkuptime të forta ndaj kryedemokratit se ‘nuk pret asgjë të re nga fronti i lindjes’.

“Deklaratat e Bashës? Për mua asgjë të re nga fronti i lindjes”, tha Kryemadhi për VOA.

Kryemadhi nuk kurseu sulmet ndaj Bashës, ku tha se ka tradhtuar kauzën e qytetarëve më 25 prill dhe po bashkëpunon me PS dhe se tashmë i mbetet LSI për të vijuar misionin e saj në opozitë.

“LSI e shikon veten në misionin e saj për ta vazhduar opozitën me identitetin e saj ndonëse kauzat e opozitës deri në zgjedhjet e 2021, atë çfarë ne prisnim dhe qytetarët ndryshimin megjithëse politika tradhtoi në një fare mënyrë kauzat e qytetarëve.Tangoja elektorale të ashtuquajturës opozitë më mazhorancë nuk po sjell gjë tjetër veçse po rrit borxhin e jashtëm të Shqipërisë dhe po e kalon ne shifra ekstreme drejt falimentimit të shtetit dhe për të vazhduar më tutje me marrëveshje të cilat i mungojnë transparencës politike dhe parlamentare.  ”, tha Kryemadhi.

Ndërsa marrëdhëniet mes LSI dhe PD që duhet se janë distancuar totalisht mes tyre edhe pse bënë një koalicion parazgjedhor, Monika Kryemadhi zgjodhi t’i anashkalojë dhe të mos i komentojë duke treguar qartë se tashmë mes saj dhe Bashës nuk ka më asnjë bashkëpunim.

“Nuk kanë absolutisht fare rëndësi marrëdhëniet e LSI me PD sot, duke pasur parasysh mjafton të shikojmë çfarë po ndodh”, tha ajo.

Vetëm dy ditë më parë Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit bëri sulmin e parë të drejtpërdrejtë ndaj Ilir Metës, duke e lidhur atë me Berishën, një dyshe që ai tashmë i lidh bashkë edhe në luftën kundër Partisë Demokratike. Sipas Bashës, janë Sali Berisha dhe Ilir Meta ata që e kanë fajin më të madh që Rama është në pushtet duke krijuar ‘Trekëndëshin e Bermudës’.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • net news: 31/10/2021 11:42

    asgje tjeter vec burg per kete kellire dhe te shoqin hajdutin nr 1 te shqiperise nje nga familjet me te korruptuar e ballkanit .

    Përgjigju
  • Koli: 31/10/2021 07:38

    SPAK ku je?!! Te kjo ke material me bollek.

    Përgjigju
  • Flori: 31/10/2021 04:44

    Si nuk ka TURP KJO HAJDUTE E POSHTER..QE DEL NE TELEVIZIONE DHE NA THOTE SE BASHA TRADHETON CESHTJET E QYTEAREVE..A THUA SE KJO KRYE RRUSPIE NUK VODHI BASHKE ME BURRIN E SAJ METEN HALEN E HALEVE....PO NUK MERZITEM SE SPAKU DO I MARRIN HIQET E POPULLIT.

    Përgjigju
  • Cizmja: 30/10/2021 20:45

    Mer cizmen e vra veten tani bashke me agush legenin. Po ju dhe lulka e salka,jeni mostra u hidhni hi syve shqiptareve,se mediat dhe SPAK-u ua di te gjitha maskaralleqet qe keni bere bashke keto 30 vjet,edhe sikur beheni te ndaheni,ju bashkojne poshtersirat,qe vetem truri juaj antinjerezir i pranon,KAFSHE E EGER.

    Përgjigju
  • Demir hunda: 30/10/2021 19:23

    Hajdute mos i hengeshi ozot ne var u dhjefshin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen