Akuzat e Berishës ndaj Yuri Kim, vjen reagimi nga Uashingtoni: Sulme të shëmtuara dhe të pajustifikuara! Nuk përfaqësojnë popullin shqiptar

Akuzat e Berishës ndaj Yuri Kim, vjen reagimi nga Uashingtoni: Sulme të shëmtuara dhe të pajustifikuara! Nuk përfaqësojnë popullin shqiptar

Sali Berisha dhe Yuri Kim

Departamenti i Shtetit hodhi sot poshtë akuzat e bëra në Shqipëri nga ish kryeministri Sali Berisha ndaj ambasadores Yuri Kim. Në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës lidhur me akuzat e bëra nga ish kryeminstri Sali Berisha ndaj Ambasadores Yuri Kim se ajo po sillet si guvernatore në Shqipëri dhe se mbështet kryeministrin Edi Rama, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se “Uashingtoni është i shqetësuar nga sulmet e pajustifikuara ndaj ambasadores tonë në Tiranë. Këto sulme të shëmtuara nuk përfaqësojnë popullin shqiptar.'

'Siç e ka udhëzuar Uashingtoni', thekson zëdhënësi Price, 'ambasadorja Kim ka shpjeguar dhe zbatuar qartë politikat e Shteteve të Bashkuara, përfshirë vendosmërinë e Presidentit Biden për të mbajtur përgjegjës ata persona që përfshihen në korrupsion, ose minojnë demokracinë.'

'Shtetet e Bashkuara', thekson më tej zëdhënësi, 'vlerësojnë marrëdhëniet me popullin shqiptar dhe vitin e ardhshëm do të kremtojmë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve. Marrëdhëniet tona, përfundon zëdhënësi, i mbijetuan komunizmit dhe diktaturës për shkak të angazhimit të përbashkët për demokraci dhe respektit të ndërsjellë'. 

Një ditë më parë, Sali Berisha i shpallur 'non grata' nga SHBA, mësyu në selinë e PD-së, në të njëjtën kohë që kryedemokrati Basha mbante mbledhje. Nga aty, Berisha i cili kryesoi grupin e Rithemelimit, tha se kur të marrë drejtimin e PD-së do të ketë të mira me SHBA-në, por vetëm me ambasador, jo me guvernator, duke e cilësuar Yuri Kim si mbështetësen e qeverisë.

'Nëse zgjidhem në krye të PD orientimi por perëndimorë, pro NATO dhe SHBA do të njohë një rritje të paparë , nuk lëvizë unë kurrë nga këto parime, vetë këto lëvizje, kushdo që lexon statutin është sanksionimi më i madh dhe më i fuqishëm i vlerave. Ato që nuk kanë pranuar që t'u diktojnë shqiptarëve se kush hyn në parlament apo jo, nuk kanë pranuar që përfaqësuesja e tyre të tregojë se kë të pranojnë dhe kë jo, nuk do të pranohet, do respektohet në shkallë maksimale si ambasador, por jo si guvernator, të merret me një sistem drejtësie që është në gjendje katastrofave, më thoni ju mua, në 2020 SPAK ka pasur 1/6 e ndjekjeve penale për korrupsion, do pranojnë shqiptarët një gjë të tillë', tha Berisha.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Delinquenti: 15/12/2021 07:24

    I KUJTOJ ZOTIT BERISH SE AMBASADORI AMERIKAN William E. Ryerson NUK KA BERE ME PAK SE ZONJA KIM PERKUNDRASI SHUM ME TEPER DHE BERISHA E APROVOTE SOT QAHET PER ZONJEN KIM.Paska pas te drejte ai zotria qe nuk jeton me per ate historine e te zbritmes nga kali .........

    Përgjigju
  • dorjan: 14/12/2021 23:18

    Krimineli Sali non grata me te gjith ambasadoret e SHBA ne keto 30 vite po keto mardhenie ka patur ketu perjashtohet ai i pari Rarson qe eshte fajtori kryesor qe e vuri nje komunist bllokmen ne krye te partise se pare demokratike.

    Përgjigju
  • Beni: 14/12/2021 20:44

    Pra qe ta kuptojme mire, kur znj. Kim merr megafonin dhe nuk le gje pa thene per te denuarin Llalla si nje goditje e forte ndaj korrupsionit, e me pas Rama mban ison, eshte sipas udhezimit nga Washingtoni! Ndersa sot, komenti i znj. Kim qe ku e ku me i vaket, pa emer, pa megafon dhe Rama qe nuk e pason, di gje a ke dhene ndonje udhezim mor Washington???

    Përgjigju
  • Nano: 14/12/2021 20:23

    Mos e lini te HyJE ne seline e pd saliun sepse eshte komunist ..hajdut,,,dhe vrases...PERZEJEni me dru....

    Përgjigju
  • ganiu: 14/12/2021 18:55

    perfaqesojne elektoratin e djathte qe cke me te .....

    Përgjigju
  • Ola: 14/12/2021 18:54

    Kto ende mendojn se Berisha friksohet nga deklaratat e tyre.Ky esht nje kriminel qe nuk ka force qe e ndal nese nuk e arrestojn dhe ekstradojne.

    Përgjigju
  • Fatosi: 14/12/2021 17:30

    FAJIN E KA AMERIKA QE NUK NA E ARRESTON KETE MALOK TE QELBUR E KRIMINEL...

    Përgjigju
    • Turi: 14/12/2021 21:38

      @ Mariklen Bue Gjon Gjin Mark Gjoks: Maloket na kan flliq Tironen o robo. Shiko Kamzen Bathoren. Era qek e flliqsire vjen deri n‘Tiron. Po sa tkeni ket Malok Hundkrraben ne krye, hale do ngeleni.

    • Mariklen Gjoka: 14/12/2021 19:37

      Qa tkan ba malokt ty o bossi ti me emrin Fatos qoban do j'espère andej nga likja

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë