Kuvendi mblidhet sot për caktimin e anëtarëve zëvendësues në komisionet parlamentare. Në të njëjtën kohë, pas akteve të dhunës te Kuvendi sot është paralajmëruar edhe një protestë qytetare.
Në seancën e kaluar edhe Kuvendi u përfshi nga debate të ashpra pasi kërkesa e PD për zgjatjen e afatit të komisionit të posaçëm për 'Territorialen' u rrëzua me votë nga mazhoranca. Më pas, deputeti demokrat Luçiano Boçiano nuk lejoi bashkëshkryetarin Arbjan Mazniku të prezantonte raportin e PS-së dhe opozita bllokoi vijimin normal të punimeve.
Seanca u ndërpre 4 herë dhe nuk u arrit as në diskutime për rendin e ditës pasi deputetët mbajtën fjalë vetëm për procedurë. Pas 5 orësh debat pa u futur në asnjë moment në rendin e ditës, 7 projektrezoluta të institucioneve kushtetuese, 2 akte normative dhe 15 projektligje u votuan nga mazhoranca mes kaosit dhe thirrjeve të opozitës në foltore për dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Gazment Bardhi u përjashtua nga seanca pasi hodhi ujë në drejtim të shefit të qeverisë Rama. Ra në sy mos pjesëmarrja në votim e dy deputetëve socialistë, Braçe dhe Spiropali, për aktin normativ që i dha 4.3 mln euro këngëtarit amerikan Kanye West. Kuvendi miratoi edhe një seancë plenare më 30 korrik.
Rendi i ditës
I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 27.7.2026, ora 10:00.
II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 23.7.2026.
2. Njoftime.
3. Projektvendimi "Për një ndryshim në vendimin nr. 87/2026, “Рër caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit", i ndryshuar".
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.
IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
Komente












Po te behej nje sondazh ne nje anije piratesh mbi kapitenin cfare pergjigjesh do jepnin piratet?
Përgjigju