Policia ka mundur të zbardhë disa prej ngjarjeve kriminale të ndodhur në Athinë gjatë disa muajve me radhë. Kështu, në prangat e policisë kanë rënë tre grekë, dy 22-vjeçarë dhe një 29-vjeçar dhe dy shqiptarë, 24 vjeç dhe 31 vjeç. Identiteti i të arrestuarve nuk bëhet i ditur.

Banda shqiptaro-greke është përgjegjëse për grabitje, zjarrvënie, sulme ndaj policisë, shpërthime, trazira dhe sulme gjatë ngjarjeve sportive, shitje droge, armëmbajtje pa leje. Shqiptarët dhe grekë kanë kryer 11 vepra të ndryshme penale.

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, policia gjeti disa doza droge, fara kanabisi, 2 armë, 3 fishekë, shkop bejsbolli.