Ndërsa një zyrtar i Tel Avivit shpjegon se operacioni kundër Iranit “po ecën më shpejt se sa pritej, për Teheranin së shpejti do të jetë fundi i lojës”, presidenti Donald Trump numëron objektivat e goditura (“qindra” sipas presidentit amerikan, dy mijë sipas New York Times). Kreu i Shtëpisë së Bardhë thotë se operacioni amerikan kundër Iranit do të zgjasë “katër javë ose më pak”. Kundërsulm më të ashpër premtoi Trump ndaj Teheranit pasi 3 ushtarakë amerikanë u vrarë deri në mëngjesin e së dielës që lamë pas gjatë Operacionit “Epic Fury”, ndërsa pesë të tjerë ndodhen në gjendje.
Edhe Izraeli është nën sulm. Pasi një raketë iraniane goditi dje një pallat banimi, duke vrarë nëntë persona, në veri të vendit u dëgjuan sirenat për një sulm me raketa që vinte nga Libani, nga Hezbollahu.
Reagimi i menjëhershëm erdhi nga IDF, e cila u kërkoi banorëve të rreth pesëdhjetë qyteteve dhe fshatrave të largohen “urgjentisht” nga shtëpitë e tyre dhe të mos afrohen pranë strukturave të dyshimta.
Më shumë se tridhjetë të vdekur raportohen në Bejrut, ndërsa Teherani vazhdon hakmarrjen kundër vendeve që i konsideron armiqësore: shpërthime janë raportuar në të gjithë Gjirin Persik, përfshirë Dubain në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Dohan në Katar. Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania janë shprehur “të gatshme për veprime mbrojtëse”.
Lajm në përditësim...

Ministria e Mbrojtjes e Kuvajtit tha se “disa avionë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara u rrëzuan” të hënën dhe se “të gjithë ekuipazhet mbijetuan.”
Deklarata vjen pasi videot e publikuara nga CNN treguan një avion luftarak që u rrëzua në Kuvajt dhe një pilot që ra me parashutë në tokë.
Foto: Shtëllunga tymi pranë ambasadës amerikane në Kuvajt
Re tymi janë parë mbi Kuvajt, pas raportimeve për një sulm të mundshëm pranë ambasadës së Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë vend.
Ambasada Amerikane në Kuvajt ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë, duke u kërkuar të mos paraqiten në ambientet e saj dhe të strehohen në shtëpi deri në një njoftim të dytë.
"Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm për sulme me raketa dhe dron mbi Kuvajt. Mos ejani në Ambasadë. Qëndroni në banesën tuaj në katin më të ulët të disponueshëm dhe larg dritareve. Mos dilni jashtë", tha ambasada në një deklaratë teksa shtuan se "Personeli i Ambasadës Amerikane është strehuar në vend".
Kuvajti, një aleat i SHBA-së që strehon gjithashtu një bazë ushtarake amerikane, deklaroi se ka kapur raketa të lëshuara në drejtim të territorit të tij.
Komente










