Sulmet e LSI për Policinë,Rama:
Qentë le të lehin,karvani ec para

Sulmet e LSI për Policinë,Rama:<br />Qentë le të lehin,karvani ec para
TIRANË-Sulmeve të LSI ndaj Policisë së Shtetit u përgjigjet kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e sotme anketimin për Policinë e Shtetit nga IDRA duke adresuar me këtë rast dhe një mesazh për kritiket ndaj punës së Policisë. 

Pas anketimit të bërë disa muaj më parë nga Komisioni Europian, POLICIA E SHTETIT konfirmohet përsëri si institucioni më i besuar i shqiptarëve në Indeksin e Besimit tek Institucionet😀
#Rilindje🌹
#ShqipëriaeGjeneratësTjetër
#QentëLeTëLehinKarvanidoEcëPërpara
”, shkruan Rama.

Deklarata e sotme e Ramës vjen një ditë pasi ministri Lefter Koka nga radhët e LSI, u shpreh gjatë një interviste televizive se zgjedhjet parlamentare janë në rrezik nga Policia.
"A e kupton cfarë ndodh me një punonjës policie që ka karrierë brilante dhe në punë të ketë njerëz që mund ta dhunojnë.  Të ketë në punë njerëz që ka frikë se po vjen dita e zgjedhjeve, sepse do ti imponohet vullnetit të një titullari. Ai titullar do të kërkojë me çdo kusht e mënyrë të bëjë fitues partinë e tij. Kur ai titullar,  vërtet aleatin kërkon të bëjnë skenare si ti penalizojnë. Kjo është një thirrje që duhet ti bëjmë të gjithë punonjësve të policisë, jo vetëm këtu në qarkun e Durrësit. Kjo nuk duhet  absolutisht të ndodhë në përgjithësi", tha Koka duke shtuar se, "Kjo nuk është Policia e Shtetit që i shërben shqiptarëve, Policia e Shtetit është ajo e cila lufton dhe parandalon fenomenin dhe nuk ka pse të flasë në ekrane. Unë mendoj se sot ka ardhur dita për të dhënë mjaft më".

Prej 3 ditësh skena politike është ndezur nga debati për kapjen e Kelmend Balilit, duke shënjestruar si fajtore, Policinë e Shtetit. Tre ditë më parë Ilir Meta i dërgoi një letër Presidentit ku i kërkonte mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare me argumentimin se institucionet nuk kanë vepruar mjaftueshëm lidhur me personin  e rrezikshëm. Nishani i përgjigjet pozitivisht kërkesës së Metës duke e vlerësuar letrën e kryeparlamentarit tepër serioze. 

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri që ironizoi  duke u shprehur se Këshilli i Sigurisë nuk është mbledhur për çështje më madhore si ajo e Lazaratit, ndërsa garantoi se kapja e Balilit do të ndodhë së shpejti.
idra
(Indeksi i besimit tek institucionet)

 Ndërkaq në raportin e IDRA për vitin 2017, Policia e Shtetit renditet përsëri e para në renditjen për ‘Besimin tek Institucionet”, me 52 pikë nga 100 të mundshme.

Mesatarja e të gjitha institucioneve është 33 pikë, duke lënë prapa Presidentin, Qeverinë, Parlamentin, Gjyqësorin, etj. Në krahasim më vitin 2014, ka një rënie të besimit në të gjitha institucionet, me një mesatare prej 4 pikësh.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet për vdekje me thikë nga bashkëatdhetari i tij

E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet për vdekje me thikë nga bashkëatdhetari i tij