Në orën 4 të mëngjesit të sotëm ushtria turke ka ndërmarrë një sulm në kuadër të mbrojtjes së vendit nga Shteti Islamik dhe Kurdët. Presidenti Erdogan ka lajmëruar se tanket e ushtrisë turke kanë kaluar kufirin.
"Në orën 4:00 të mëngjesit të sotëm, operacionet kanë filluar në veri të Sirisë kundër grupeve terroriste të cilat vazhdimisht kërcënojnë vendin tonë, si Daesh dhe PYD", është shprehur presidenti Erdogan në një fjalim të mbajtur në Ankara.
Operacioni turk është përqendruar në qytetin kurd kufitar Jarablus, i cili është kontrolluar nga grupi terrorist ISIS që nga korriku i vitit 2013.
Operacioni i quajtur "Euphrates Shield" mbështetet nga forcat ajrore turke dhe koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Agjencia e lajmeve Reuters raporton se tashmë tanket turke ndodhen brenda në Siri dhe se mund të dëgjohen zhurmat e bombardimeve intensive.

— Ahmad alkhatib (@AhmadAlkhtiib) August 24, 2016

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com