
Sulmet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori kanë çuar në shkatërrimin e 47 xhamive dhe dëmtimin e tre kishave, tha të dielën zyra e mediave të qeverisë lokale.
“Bastisjet izraelite në Rripin e Gazës kanë shkaktuar shkatërrimin e 47 xhamive dhe kanë dëmtuar tre kisha dhe 203 shkolla, përveç 80 ndërtesave qeveritare”, tha drejtori i zyrës, Salama Maarouf, në një konferencë për shtyp, raporton agjencia e lajmeve turke Anadolu.
Ai tha se numri i personelit mjekësor të vrarë kishte arritur në 116, së bashku me 18 anëtarë të ekipeve të shpëtimit dhe ekuipazheve të mbrojtjes civile dhe 35 gazetarë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Netanyahu refuzon thirrjet për armëpushim: Është koha për luftë, do godasim përbindëshat e Hamasit! Shpëtohet ushtarja izraelite e marrë peng në Gaza








