Sulmet, Kerry: Më shumë përpjekje
kundër DAESH, duhet bashkëpunim

Sulmet, Kerry: Më shumë përpjekje<br />kundër DAESH, duhet bashkëpunim
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry tha se Franca për një kohë të shkurtër do të kthehet në ditët e vjetra. Kerry pas një takimi me Presidentin francez François Hollande në rezidencën Elysee ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat.

Sekretari amerikan theksoi se me Hollande kanë diskutuar për hapat e ardhshëm kundër terrorizmit. Ai ka vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit në luftën kundër organizatës terroriste DAESH.

Sipas tij, DAESH-i ka humbur territore dhe ndodhet nën presion. “Duke sjellë në mendje shpërthimin në Liban, ngjarjet në Egjipt (rrëzimi i avionit rus), sulmin në Ankara dhe sulmet tani në Paris, tregon se duhet të intensifikojmë pëpjekjet tona për ti goditur sa më rrënjësisht ato”, deklaroi Kerry.

Hollande planifikon që brenda javës së ardhshme të vizitojë Uashingtonin, ku do të takojë presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për të diskutuar bashkëpunimin e mëtejshëm kundër terrorizmit.

Redakisa online
(shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Turqi, 21 të plagosur, mijëra të evakuuar

Zjarret në Turqi, 21 të plagosur, mijëra të evakuuar