Sulmet kibernetike, Stoltenberg telefonon Ramën: NATO ofron mbështetje për Shqipërinë

Sulmet kibernetike, Stoltenberg telefonon Ramën: NATO ofron mbështetje për Shqipërinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pasur një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, pasi sulmit kibernetike të Iranit kundrejt Shqipërisë. Ka qenë vetë Stoltenberg që ka bërë me dije lajmin, teksa thekson se NATO do të ofrojë mbështetje për Shqipërinë.

“Fola me kryeministrin Edi Rama mbi sulmet kibernetike kundër aleatit tonë, Shqipërisë, i cili i atribuohet Iranit. NATO do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe qëndron në solidaritet të plotë me Shqipërinë”, shkruan Stoltenberg.

Kujtojmë që Shqipëria kohët e fundit ka rënë dy herë pre e sulmeve kibernetike, ku së fundmi hakerat bllokuan sistemin TIMS. Sulmet kanë ardhur nga Irani, me të cilët Shqipëria shkëputi edhe marrëdhëniet diplomatike. Në mbrojtje të Shqipërisë ka dalë edhe SHBA e cila ka bashkëpunuar në kthimin normalitet të sistemeve, madje edhe ka sanksionuar edhe shtetas iranian, me argumentin se kanë cenuar sigurinë e Amerikës dhe aleatëve  të saj.

Postimi i Jens Stoltenberg në twitter në anglisht

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë