Një ekip i NATO-s në Shqipëri për sulmet kibernetike! Zv.ndihmës sekretari i Aleancës: Shqipëria s’është vetëm! Ministri: Jemi të mbrojtur, por duhet vigjilencë

TIRANË- Sulmi kibernetik i Iranit ndaj sistemeve dixhitale ka sjell në Tiranë një ekip të NATO-s, për asistuar qeverinë në nivel politik e teknik. Delegacioni u kryesuar nga zëvendësndihmëssekretari i Përgjithshëm të NATO-s për sfidat dhe zhvillim të sigurt, James Appathurai, në konferencën me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, dha mbështetjen në emër të aleancës.

“Të gjitha vendet e NATO-s e njohin sulmin që i është bërë Shqipërisë dhe sigurisht e mbështesin atë në këtë drejtim. Unë dhe ekipi im kemi ardhur këtu për disa arsye të ndryshme, por fillimisht arsyeja kryesore është për të parë situatën dhe për të bërë një koordinim të aleatëve dhe zyrave qendrore të NATO-s në lidhje me sulmin kibernetik që ka ndodhur, për të parë nevojat afatgjata që i nevojiten Shqipërisë për të ndërtuar një rrjet mbrojtjeje ndaj këtyre sulmeve kibernetike dhe Shqipëria po bën hapa përpara në këtë fushë”, u shpreh James Appathurai – Zëvendësndihmëssekretar i Përgjithshëm i NATO.

Ministri Peleshi, duke falendëruar aleatët, nuk harroi pa përmendur edhe vëmendjen që duhet pasur edhe në vijim për sulme të tilla.

“Aleatët tanë dënuan ashpër sulmet dhe dolën krah Shqipërisë nëpërmjet deklaratave të ndryshme apo dhe me afrimin e asistencës së specializuar në fushën kibernetike. Këto sulme kanë treguar se nuk mund të jemi të mbrojtur në mënyrë  permanente, por duhet të jemi vigjilentë dhe të aftë të mbrojmë infrastrukturën dhe teknologjitë e informacionit të vendit tonë duke investuar më shumë në drejtim të luftës kibernetike”, tha Peleshi.

Ekipi i NATO-s pritet të ketë takime edhe me përfaqësues të Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve të Informacionit. Vizita vjen një ditë pas komunikimit të kryeministrit Edi Rama me sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja