Presidenti francez Emmanuel Macron kërkoi që armëpushimi 2 javor mes SHBA-së dhe Iranit të përfshijë edhe ndalimin e sulmeve të Izraelit ndaj Libanit.

“Situata është kritike në Liban”, paralajmëroi Macron të mërkurën përpara një takimi të këshillit francez të mbrojtjes.

“Ajo që kemi parë me sulmet dhe pushtimin e Libanit jugor nga Izraeli, nuk është përgjigjja e duhur”, vijoi më tej Macron.

Izraeli deri më tani, sipas autoriteteve libaneze, pas nisjes së luftës në Iran, ka vrarë mbi 1500 persona në Liban, pas një sulmi të grupit Hezbollah (i cili u solidarizua me aleatin e tij, Iranin).

Ministri izraelit i Mbrojtjes tha në fund të marsit se Izraeli do t’i mbante tokat e zaptuara në Libanin jugor.


Lajmi kryesor:

Sulmet e Izraelit në Liban, mbi 200 të vdekur! Vance për negociatat: Duam që Irani të mos ketë armë bërthamore dhe që Hormuzi të rihapet