Sulmet në Novi Sad, MPJ: Të ndalet
dhuna ndaj shqiptarëve në Serbi

Sulmet në Novi Sad, MPJ: Të ndalet<br />dhuna ndaj shqiptarëve në Serbi
TIRANE- Ministria e Jashtme shqiptare ka reaguar lidhur me sulmet ndaj shqiptarëve në Serbi. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi Glevin Dervishi theksoi se Ministria e Jashtme shqiptare i kërkon autoriteteve serbe të marrin masa të menjëhershme për ndalimin e akteve kriminale ndaj shqiptarëve në Serbi. Duke kërkuar të vihen para përgjegjësisë autorët e këtyre akteve, Dervishi tha se duhet të garantohet qetësia dhe siguria e shqiptarëve në Serbi dhe pronave të tyre.
 
“MPJ e Shqipërisë me shqetësim dhe indinjatë dënon sulmet e shumta që janë ndërmarrë këto ditë pas ndeshjes Serbi-Shqipëri kundër jetës, pronës dhe sipërmarrjes së shqiptarëve që jetojnë në Serbi. Aktet vandale kundër shqiptareve në Sombor, Stara Pazova, Novi Sad dhe rajone të tjera janë vazhdim dhe shprehje e një fushate të qëllimshme antishqiptare.
 
MPJ i drejtohet autoriteteve zyrtare të Serbisë që të marrin masa të menjëhershme për ndalimin e akteve të tilla kriminale kundër shqiptarëve në Serbi dhe garantimin e qetësisë dhe sigurisë së jetës, sipërmarrjes dhe pronave të tyre. Vënia para përgjegjësisë e autorëve të akteve të tilla të dënueshme është kërkesë e gatishmërisë dhe vullnetit real për bashkëpunim mes dy shteteve.
 
Akte të tilla dhe përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës u shërbejnë vetëm nxitjes së urrejtjes dhe vështirësojnë kthimin në normalitet të situatës”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim