Sulmet në Paris, identifikohen
viktimat nga mbarë bota

Sulmet në Paris, identifikohen<br />viktimat nga mbarë bota
Sulmet e së premtes në Paris shënjestruan publikun e një grupi amerikan rroku, dhe njerëzit që ndodheshin në një prej zonave më të frekuentuara të Parisit, të mbushur plot me turistë, çka e bën impaktin e tyre global.
 
Autoritetet franceze tashmë kanë identifikuar 103 trupa nga 129 viktimat e masakrës, dhe të dhënat tregojnë se bëhet fjalë për njerëz nga e mbarë bota, përveç dhjetra shtetasve francezë që humbën jetën si pasojë e sulmeve. Një shtetas britanik është identifikuar deri më tani, bëhet fjalë për Nick Alexander, menaxheri i bandës kaliforniane 'Eagles of Death Metal' që po luante në Bataclan.
 
Por Foreign Office në Londër deklaroi se dyshohet të ketë edhe britanikë të tjerë mes viktimave. Po kështu familjarët kanë konfirmuar edhe vdekjen e italianes Valeria Solesin. 28 vjecarja nga Venezia u vra në Bataclan ndërsa ndiqte koncertin rrok. Ndërkaq Universiteti shtetëror i Kalifornisë ka konfirmuar se një prej studentëve, 23 vjeçari Nohemi Gonzalez, është mes viktimave të atentateve. Gonzales kishte nënshtetësi të dyfishtë meksikano-amerikane.
 
Një tjetër meksikan me nënshtetësi edhe spanjolle, Michelle Gil Jaimez, konfirmohet të ketë humbur jetën. Ndërkaq dy motra tuniziane që jetonin në rajonin francez Creusot dhe ishin në Paris për ditëlindjen e një shoqeje, u vranë gjatë sulmeve.
 
Mes viktimave janë edhe dy shtetas portugezë, njëri punonte për sistemin e transportit publik në Paris dhe u vra pranë stadiumit. Ndërsa i dyti, i cili kishte edhe nënshtetësinë franceze mbeti i vrarë në sallën Bataclan.
 
Po kështu autoritetet konfirmojnë se nga 129 viktimat, 2 janë algjerianë, të paktën 3 belgë, 2 shtetas nga Kili, 2 nga Rumania, një spanjoll dhe një maroken. Ndërkaq edhe Franca ka identifikuar shtetasit e saj që janë mes viktimave, ku përfshihet edhe një gazetar. Bëhet fjalë për një 43-vjeçar që punonte për një revistë muzikore dhe ndodhej në Bataclan për të shkruar për grupin amerikan të rrokut që luante atë natë.
 
E ndërsa identifikimi zyrtar ende vazhdon, shumë shtetas të huaj vazhdojnë të kërkojnë informacione nëpërmjet rrjeteve sociale pasi nuk kanë mundur të lidhen me të afërmit e tyre.

viktimat nga isis

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali, 20 të plagosur

Gjermani/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali, 20 të plagosur