I dyshuari kryesor për sulmet terroriste të Parisit, Salah Abdeslam ka zgjedhur të heshtë teksa është marrë në pyetje për herë të parë në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura në kryeqytetin francez.

Avokati i tij sqaroi,se 26-vjeçari nuk pranoi të fliste, por po bëhet gati të flasë në një tjetër datë. Dëshmia e tij është shumë e rëndësishme sa i përket rrjetit te xhihadistëve përgjegjës për sulmin e Parisit.

Abdeslam u shfaq në gjykatë nën masa të forta sigurie. Ai akuzohet për terrorizëm,vrasje dhe tentative vrasjeje. Arrestimi i tij u krye në Bruksel në muajin mars dhe më pas ai u ekstradua në Francë. Abdeslam kishte lidhje me disa prej personave që kryen sulmet terroriste në Bruksel në 22 mars. Aktualisht 26- vjeçari po mbahet në një burg të sigurisë së lartë jashtë Parisit.

Redaksia Online
m.ç/Shqiptarja.com