Deputeti i Partisë Demokratike ka shpërthyer në akuza ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Berisha.
 
Sulmin ndaj ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu, Eduard Selami e cilëson si riciklim i mbetjeve nga diktatura komuniste.
 
“Sulmet kunder ambasadorit amerikan, riciklim i mbetjeve nga diktatura komuniste”, shkruan deputeti Selami në rrjetin social Twitter.
 
Kjo nuk është hera e parë që deputeti Edurat Selami shfaqet kritik ndaj ish-kryeministrit Berisha si dhe ndaj kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha.
 
Më herët ai ka kërkuar që të diskutohet ehe lidershipi i Bashës në PD, për shkak të humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhje.

Por këtë herë duket se kritika ka qenë më e ashpër si ndaj kryedemokratit Basha ashtu edhe ndaj ish-kryeministrit Berisha, duke e cilësuar qëndrimin e tyre, riciklim të mbetjeve nga diktatura.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com