Sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, reagon ambasadori amerikan: Gazetaria e lirë është gurthemel i demokracisë, ndaloni kërcënimet!
Jeffrey Hovenier, ambasadori i SHBA-së në Kosovë,

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj dy pjesëtarëve të ekipit të televizionit Klan Kosova në fshatin Zupç të Zubin Potokut duke thënë se e dënon ashpër sjelljen e personave dhunues dhe se media duhet të jetë e lirë nga kërcënimet.
Gazetarja dhe shoferi kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spital.
“SHBA-ja i bashkohet Asociacionit t Gazetarëve të Kosovës – AGK dhe Bashkimit Evropian në Kosovë për të dënuar fuqishëm sulmin e fundit në seri kundër gazetarëve të Kosovës. Mediat duhet të jenë në gjendje të punojnë lirshëm nga kërcënimet me dhunë dhe frikësim. Gazetaria e lirë dhe e pavarur është gurthemel i demokracisë”, ka thënë Hovenier.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se të hënën është sulmuar një ekip i gazetarëve të televizionit Klan Kosova në fshatin Zupç të Zubin Potokut, duke lënduar dy nga pjesëtarët e ekipit dhe duke shkaktuar dëme materiale. “Sulmi ndaj tyre dyshohet se është kryer nga disa persona të maskuar, të cilët me mjete të forta (gurë) kanë sulmuar automjetin e mediumit dhe gazetarët të cilët ishin në detyrë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, që më tutje thotë se ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.
Lajmi kryesor:
Tensionet në veri të Kosovës, Kurti takon krerët e KFOR dhe EULEX-it: Nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë
F.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Situatë e tensionuar në veri të Kosovës, a duhet të tërhiqet qeveria Kurti?
-
Po
42.7%
-
Jo
48.3%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 2056
Lajme të tjera
-
‘Kosova është zemra e Serbisë’, Federata e Tenisit të Kosovës i përgjigjet gjestit provokativ të tenistit serb: Po nxit tensione mes dy vendeve
30 Maj, 17:29
-
Kosova mes neglizhencës dhe sigurisë!
30 Maj, 14:22
-
Rusia dhe Kina në ‘sinkron’, mbrojnë Serbinë për veriun e Kosovës: Perëndimi mos të fajësojë serbët se janë paqësorë dhe të paarmatosur
30 Maj, 13:52
-
Situata në Kosovë, Xhavit Haliti për Report Tv: Kurti e ka marrë shumë lehtë, edhe komandantit të KFOR-it s’i hapi telefonin! Vuçiç kërkon destabilizim
30 Maj, 13:23
-
REAGIMET/ Situata e përshkallëzuar nga serbët, Borrell: Pezulloni operacionet e policisë në komunat në veri! Opozita shqiptare: Shqipëria mos ta lërë vetëm Kosovën
30 Maj, 13:01
-
Në Kosovë tensione dhe frikë për përshkallëzim, si nisi konflikti dhe cilat janë qëndrimet e të gjitha palëve (Pyetje dhe përgjigje)
30 Maj, 11:52
-
Vuçiç e Kurti në hall politik, ‘pakti’ i nëndheshëm: A të bëjmë pak sherr?!
30 Maj, 08:49
-
Ish ambasadori i SHBA-ve në Serbi: Antagonizmi i BE-së dhe Uashingtonit mund të ketë pasoja afatgjata për Prishtinën dhe Beogradin
30 Maj, 07:32
-
Hovenier: Kriza në veri e panevojshme, dëmtoi marrëdhëniet me SHBA! Anulohet pjesëmarrja në "Defender 23"! NATO çon 700 trupa shtesë
30 Maj, 07:13
-
Përplasjet në veri të Kosovës, Spahiu: Nëse bie flamuri në Zveçan, bie edhe në Prishtinë! Çollaku: Përpjekje e Rusisë për të destabilizuar rajonin
29 Maj, 22:40
-
Skandal në 'French Open', Djokovic: Kosova është zemra e Serbisë, ndaleni dhunën
29 Maj, 21:36
-
Përplasjet në veri të Kosovës, Rama mesazh Kurtit: Mos u fut më thellë në atë shteg të rrezikshëm! Basha: Vuçiç kërkon destabilizim
29 Maj, 21:17