Kreshnik Spahiu ka renditur gjithashtu arsyet se përse, sipas tij, protestat në Shqipëri nuk do të arrijnë të njëjtat rezultate si ato në Serbi.
Juristi veçoi si një nga dallimet kryesore mungesën e një subjekti të vetëm elektoral, ndryshe nga Serbia, ku studentët u organizuan në një listë të përbashkët dhe jo në disa parti të veçanta.
Spahiu evidentoi gjithashtu mungesën e një lideri që të marrë drejtimin e lëvizjes, paqartësinë rreth identitetit të saj si protestë studentore, faktin që protesta ka arritur kulmin dhe rënien e numrit të pjesëmarrësve.
“E para, protesta ka një meritë, pasi theu monopolin e dy partive të mëdha, por sipas meje ka arritur kulmin e saj, e ka mbyllur ciklin dhe tani po dëmton vetveten. E dyta, ndryshe nga Serbia, ku studentët nuk krijuan një parti të re, por një subjekt unik elektoral, në Shqipëri mungon një organizim i tillë politik. E treta, kjo lëvizje identifikohet si studentore, por jo të gjithë pjesëmarrësit janë studentë. E katërta, mungon një lider që të marrë drejtimin e lëvizjes përballë Ramës dhe Berishës. Nëse nuk kanë dinjitetin të nxjerrin një lider, atëherë pse protestojnë? E pesta, establishmenti nuk thyhet vetëm me protesta, tani ka ardhur momenti i produktit politik. Numri i protestuesve është reduktuar dhe me 1 mijë protestues nuk thyhet dot establishmenti”, u shpreh Spahiu.
Lajmi kryesor:
Kreshnik Spahiu zbulon 10 partitë që po krijohen nga protestat! Juristi zbulon në 'Frontline' arsyet pse lëvizja shqiptare rrezikon të mos ketë rezultatin e atyre në Serbi









