INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arresti, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ftuar përballë gazetares Marsela Karapanço në emisionin “Frontline’ në Report Tv, tha se shënjestër e sulmeve të tij nuk është drejtësia, por nga ana tjetër e cilësoi  SPAK krijesë të një procesi të deformuar që vepron për llogari të Ramës.

"Nuk kam shënjestër drejtësinë por përdorimin e drejtësisë së kapur nga Edi Rama", tha Meta.

"Unë nuk kam pasur ndonjëherë vlerësim të madh për SPAK e as pritshmëri sepse SPAK është një krijesë e një procesi të deformuar nga pikëpamja kushtetuese".

Kreu i PL-së rikthen në vëmendje disa prej çështjeve që sipas tij, heshtja apo shmangia e SPAK percipitoi situatat si ajo ‘Dvorani’ apo denoncimet e opozitës për situatën e fushatës në Elbasan ku pati edhe një vrasje. I pyetur si do vepronte nëse do të pritej një fletë-arresti nga SPAK për të, Meta hedh poshtë çdo mundësi arratisjeje.

"Të arratiset Ilir Meta nga e vërteta? Kurrë në botë! Ilir Meta është gati t'i bëjë gjyqin SPAK e çdo strukture tjetër që do të veprojë  në mënyrë kriminale këtu e kudo tjetër”, thotë Meta.

Me epitetin "tarallak", Meta thotë se ka etiketuar Kryeministrin Rama por dhe "për aq kohë sa dhe Dumani vepron për Ramën kjo shkon dhe për të'", vijon më tej. Ndërkaq paralajmëroi në 'Frontline' se është gati të sjellë dyfishin e protestuesve të 2 marsit para SPAK-ut.

Një raport i parikuperueshëm duket dhe ai me Lulzim Bashën, të cilit i përgjigjet duke e quajtur "mashtrues dhe legen".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:11
Krisje me Berishën? Meta: Pas Konventës do shkoj me mijëra anëtarë poshtë ballkonit

Ilir Meta në 'Frontline' sqaroi raportet e tij me Sali Berishën pasi nuk është parë asnjëherë poshtë ballkonit të Berishës në tubimet e përditshme.. 

Karapanço: Jeni krisur me Berishën? A mendon se nuk ka më nevojë për ju?

Meta: Mendoj se demokracia në Shqipëri ka nevojë për rolin e zotit Berisha. Nëse politikanë e rinj për të cilët kemi investuar do ishin rritur të kishin qenë të përgjegjshëm, ne na ka ndodhur një fatkeqësi që janë përkëdhelur. Janë kthyer në sufllaqexhi dhe e kanë braktisur funksionin e opozitës.

Karapanço: E keni braktisur Berishën?

Meta: Çdo ditë ka qenë poshtë zotit Berisha avokati jonë sulmues zoti Gjokutaj. Të shtunën në mbrëmje unë do të jem atje, pas Konventës, me mijëra anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë.

Karapanço: 2025 me Berishën në krah?

Meta: 2025 e shoh larg. E përjetoj veten si garant të mbajtjes së angazhimeve të Partisë së Lirisë me 5 prioritetet.

Ora 22:07
PL e rithemeluar, Meta: Nepotizmi problem! Nëse Kryemadhi do të jetë në Kryesi duhet t'i nënshtrohet një votimi

Kreu i PLsë, Ilir Meta sqaroi për Marsela Karapançon në 'Frontline' problemet në Partinë e Lirisë për të cilat nevojitet riorganizimi i Konventës së 27 prillit.

'Është një rithemelim, që vjen si domosdoshmëri për ta shndërruar PL në instrumentin më të fuqishëm opozitar dhe nesër qeverisës për të garantuar 5 prioritetet që ndalojnë shpopullimin dhe garantojnë 4 milionë banorë plus shumë shpejt. Organizimi aktual nuk funksiononte. Modeli president, zv president, sekretar i përgjithshëm garanton një parti shumë ekzekutive. Një parti shumë demokratike në statut. Dhje kemi disa kandidatura deri tani. Kanë qenë të mirëpritur të gjithë, të paraqesin platformën e tyre. Gjithçka është bërë publike. Do jetë transparent.

Kërkojmë që PL të meritoj emrin e saj dhe këtë e bën vetëm duke u hapur dhe luftuar në gjithë drejtuesit e saj në të gjitha nivelet', tha Meta.

Nga ana tjetër Meta sqaroi se cili mund të jetë roli i gruas së tij Monika Kryemadhi në Partinë e Lirisë pas Konventës së 27 prillit.

Karapanço: Jashtë Kryemadhi?

Meta: Është perceptim i gabuar, zonja Kryemadhi është deputete. Mund të jetë në të ardhmen deputete. Ajo do të jetë në çdo rast anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar. Nëse ajo dëshiron të qendroj në Kryesi duhet ti nënshtrohet një votimi, por problemi nuk është ky. Është më i gjerë, një nepotizëm i përmase më të gjerë në strukturat e rinisë dhe të partisë sonë. Kemi problem të madh në Krujë, por shpresoj t’i zgjidhim me mirëkuptim. Zgjidhjet do jenë shumë demokratike. Problemi më i madh është që Shqipëria vuan nga nepotizmi në administratë, në qeveri. Në sistemin e drejtësisë, në sistemin e doganës. Kjo ka pasoja të tmerrshme për funksionimin e administratës.

Ora 21:58
Meta: Ja kur ndodhi krisja me Bashën! Bëri 60 emërime fiktive në ministri të Jashtme teksa pushonte te shtëpia ime në Lalëz

Kreu i PL Ilir Meta i ftuar në “Frontline” në Report Tv ka treguar detaje të pathëna nga raporti me kreun e PD-së Lulzim Bashën, dhe se kur ndodhi krisja e parë e raportit të tyre.

“Kur u vendos që do bëja koalicion me Berishën, gjithë korrikun dhe gushtin Basha, gruaja dhe vajza e tij e kaluan në Lalëz te shtëpia jonë dhe lozëm volejboll dhe me Arditin dhe të tërë. Kaluam shumë shumë mirë. Një ditë të bukur vete në zyrë nga ministria e Jashtme. Më vjen drejtoresha e ministrisë së Jashtme me dosje të madhe dhe jo shumë e lumtur. Unë kisha punuar me të disa herë me të në ministri të Jashtme ishte hera e tretë që shërbeja në ministri të Jashtme.

Për një muaj këtu s’ka rrogë tha, dhe më nxori 60 emërime të bëra nga zotëria (Basha). Më tha janë emërimet që ka bërë zotëria, ky shoku yt, pra Luli. I ka bërë pas zgjedhjeve. Rrinte me mua gjatë pushimeve edhe emëronte. Ou thashë unë si ka bërë gjithë këto emërime dhe s’më ka thënë një fjalë. Kjo ishte një faturë shumë e madhe... Për fat të keq ministria e Jashtme kishte një buxhet shumë të limituar. Marr në telefon Bashën, hajde se situata është pak serioze. Çfarë ka ndodh më tha. I thashë ke bërë 60 emërime. Më thotë mua ky çfarë problemi ke ti. I thashë ti ke firmosur do i zbatosh. I bëra se kisha detyrime më tha, ti nuk ke mos i bëj. Që ateherë mora një tronditje...”, tha Meta.

Ora 21:56
Meta i ashpër me Bashën: Mashtrues, legen, asnjë nuk të njeh babanë, por vjehrrin! S'të njohin vëllanë, por kunatin

Një raport i parikuperueshëm duket ai mes Ilir Metës dhe Lulzim Bashës. Vulën ia vuri sonte në “Frontline” në Report Tv vetë Ilir Meta i cili i ktheu përgjigje duke e quajtur "mashtrues dhe legen". Mllefi i Metës nuk ndalej, pasi e quajti Bashën legen 6 herë rrjesht.

“Bashës do t’i përgjigjem. Unë Bashës do ti përgjigjem me atë që i ka thënë një koleg ish deputet i shpallur non grata edhe me ndihmën e Bashës dhe Ramës, i cili quhet Aqif Rakipi. Edhe unë u përpoqa para  6-7 vjetësh që t’i pajtoja, sepse mendoja se opozita duhet të ishte më e unifikuar, por Qifja tha më kërko ç’të duash kam respekt për doktorin, për ty, por për atë mashtruesin për atë legenin mos më fol më se kjo punë ka mbarua. Ja kam thënë në sy dhe ka ulur kokën. I thashë ti je legen se asnjë nuk e di në Shqipëri emrin e babës tat por të vjehrrit, sepse asnjë në Shqipëri nuk e di emrin e vëllai tat por të kunatit tat.”

Ora 21:49
Meta: Tarallaku nuk e di që mbledh dyfishin e njerëzve të 2 marsit para SPAK-ut

 

Ilir Meta paralajmëroi në 'Frontline' se është gati të sjellë dyfishin e protestuesve të 2 marsit para SPAK-ut.

Meta: Po ky ka çështje në SPAK? A ka çështje në SPAK? Apo çon shokët.

Karapanço: Ata që han kumbulla prapa krahëve

Meta: Po si mund të bëhen 17 vendime me kryeministrin për dy orë, ku të gjithë po hanë kumbulla. Si shpjegohet që nuk i ka sytë në ballë. Ky nuk ha kumbulla dhe ky jo. Kam qenë kryeministër, nuk kalon vendim në qeveri në rast se nuk binin dakord ministrat. Rasti i vetëm kur është shtyrë katër herë mbledhje ka qenë për fasadat e tij si ministër kulture, pasi nuk dinte të bënte letrat. Kur ky në kohën kur isha unë kryeministër. Mendoni tani se çbën ky me këto kukullat që ka në qeveri, si i bën letrat copë copë. Pse i bën ky? Se ka në xhep SPAK-un.

Karapanço: Rama ju shpërfill.

Meta: Se çfarë është zoti Rama, është një karagjoz. Që nga Kongresi i partisë së tij formulon akuzën ndaj Berishës ja jep SPAK-ut. I thotë që gjithë Shqipëria pret Metën në burg. Ky karagjoz nuk e di që Meta mbledh dyfishin para SPAK, nëse Meta e vendos mbledh dyfishin e 2 marsit para SPAK-ut për t’i përgjigjur këtij tarallakut dhe atyre karagjozëve të tjerë. SPAK i shërben vetëm Edi Ramës. Detyra e tyre është të prodhojë statistika të gënjeshtra, të arrestojë disa drejtorë që të shpëtojë kryetari i bashkisë dhe të shpëtojnë disa ministra.

Ora 21:45
Në listën e zezë të SHBA? Meta: Ndërkombëtarët kanë tentuar të më intimidojnë! Mërzitëm vetëm po më shpalli non grata Klubi i Celtik

Në “Frontline” në Report Tv kreu i PL Ilir Meta tha se ndërkombëtarët kanë tentuar që ta intimidojnë.

“Sa i takon ndërkombëtarëve nuk i ngatërroj kam respekt për ta. E dimë që Rama ushtron trysni ndaj ndërkombëtarëve për ti intimiduar. E pamë se çfarë ndodh edhe me Rai3 ku ai bën presioni dhe u skandalizua dhe Italia.

Nuk ekziston asnjë ndërkombëtar në botë që mund të intimidojë mua për të thënë gjëra të vërteta e për të mbrojtur sovranitetin e popullit tim. Ka pasur në të kaluarën raste për të më intimiduar, por janë ndjerë të kërcënuar kur e kanë bërë këtë përpjekje sepse ua kam thënë të vërtetat ballazi”, shtoi Meta.

Meta tha se do të mërzitej vetëm po të shpallej non grata nga Klubi i Celtik.

“Po të më shpallë klubi skocez Celtik  non grata do ndihesha i shqetësuar sepse është frymëzim i madh për mua dhe sigurisht që do ndihesha jo shumë i lumtur. Nuk di që në Shqipëri SHBA të ketë pasur ndonjë përfaqësues më të denjë se ilir meta në këto 30 vite dhe pa pagesë, sepse e kam bërë për raportet e Shqipërisë me SHBA dhe i kam mbrojtur këto raporte nga skandale.”

Ora 21:41
Ilir Meta: Nëse ka urdhër-arrest për mua nuk do të arratisem nga Shqipëria

Ilir Meta i thotë kategorikisht jo arratisjes nëse SPAK do të lëshojë urdhër arrest për të. I pyetur në “Frontline” në Report Tv tha se nuk do arratiset por është gati t’i bëjë gjyqin çdo strukture që sipas tij do veprojë në mënyrë kriminale.

“Të arratiset Ilir Meta nga e vërteta kurrë në botë. Meta është gati ti bëjë gjyqin SPAK dhe çdo strukture tjetër që do veprojë në mënyrë kriminale këtu dhe kudo tjetër. Të jesh e sigurt për këtë gjë. Kam treguar respekt maksimal ndaj drejtësisë. Kur shoh që nuk ka reflektim dhe përdorimit ekstrem të SPAK nga shefi i tij Don Agaçio, e keni tani serinë e dytë të Rai3...”, tha Meta.

Ora 21:33
Gjendje e rënduar mendore? Ja si përgjigjet Meta në 'Frontline'

Kreu i PL-së Ilir Meta solli edhe njëherë në vëmendje në 'Frontline' deklaratat ndaj Altin Dumanit.

Nga ana tjetër Meta iu përgjigj edhe pyetjes lidhur me shëndetin e tij mendor, pasi shumë pretendojnë për një gjendje të rënduar psikologjike të tij, kohëve të undit.

Karapanço: Torollaku sipas fjalorit është një njeri i trashë që nuk mbush nga mendja, budalla. Është menduar se ju i drejtoheni Dumanit.

Meta: Për sa kohë ai vepron si Rama,i shkon dhe për të.

Karapanço: Ka që nuk mendojnë se ju nuk jeni mirë. Për anën tuaj shëndetësore. Ka shumë që i kanë hedhur këto mendime.

Meta: Tani si ju dukem?

Karapanço: Shumë i qetë.

Meta: Jam i qetë sepse gjithmonë i përmbahem të vërtetës, pastaj çështja e intonacionit varet nga dinamika e ngjarjeve. Kështu ngrinit pretendime ju mediat, disa diplomatë edhe për çështjen Dvorani. Që ishte punë McGonigalësh. Edhe mund të kem dhënë ndonjë dekoratë të gabuar në presidencë. Të dekorosh një hero dhe të mos e takosh. Nuk ja kishin dhënë që ka qenë hetues në kohën e komunizimit. Që nuk ka asnjë kontribut në luftën ndaj korrupsionit. Kjo nuk do të thotë që të humbasim besimin tek SHBA për një rast të tillë. Kjo do të thotë se Ilir Meta kishte të drejtë.

Ora 21:32
Hetimet për CEZ-DIA drejt mbylljes? Meta: Kjo është një përrallë

Ilir Meta nuk beson se hetimet për aferën CEZ-DIA janë drejt përfundimit. I pyetur në “Frontline” në Report TV tha se “këto janë përralla”.

Pyetje: Shumë flitet që dosja mund të konkludohet sepse CEZ –Dia i ka disa vite?

Meta: Kjo është një përrallë.

Pyetje: Nëse do ketë fletë-arresti nga SPAK cili do jetë reagimi juaj? Si Gruevski, Berisha, Ahmetaj, apo si Ilir Meta?

Meta: Unë jam Ilir Meta, më dëgjo me vëmendje. Deklarata që ka pasur shpërndarjen më të madhe në planet ka ndodhur në Pogradec. Pak kohë pasi opozita kishte djegur mandatet për llogari të Ramës dhe më kishte lënë të vetëm përballë një parlamenti të kapur e shumë MC Gonigalëve të kapur që kishin vetëm një pengesë presidentin e Republikës.

Ishte presidenti që ishte i vetmi që si kryetar parlamenti garantoi dhe imponoi që reforma në drejtësi të votohej sipas Vencenias dhe me 140 vota. Të gjithë donin ta minonin si proces, por e ndërpreu Meta.

Për këtë proces kam pasur dhe përkrahjen ne Amerikanëve.

I kam thënë Bashës ça do ti që ta votosh reformën, tha nenin kaq...

Ora 21:25
Meta: Dumani e Rama oferta Kastriot Ismailajt për të shpifur për mua për dosjen CEZ-DIA! S'jam politikan që shantazhohem

Kreu i PL-së Ilir Meta vijon me bindjen e tij se kreu i SPAK, Altin Dumani, e kryeministri Edi Rama i kanë bërë oferta Kastriot Ismailajt për të shpifur ndaj tij për dosjen CEZ-DIA.

“E dinë të gjithë prokurorët në SPAK, të gjithë ata që janë në burgun e Fierit që kanë informacionin e duhur dhe kjo s’më ka shqetësuar kurrë. Unë nuk jam politikan që mund të shantazhohet. Kam treguar respektin më të madh ndaj drejtësisë. Mund t’ju them me bindje që në momentin që Ismailaj ka pasur probleme me drejtësinë skam pasur asnjë raport për të, për shkak të pozicionit. Ai ka pasur oferta jo vetëm nga Dumani për të bërë deklarata të pavërteta në lidhje me mua. Oferta që kanë shkuar nga Dumani për llogari të Ramës, oferta nga Damiani për llogari të Ramës, oferta që kanë shkuar nga Rama”, tha Meta në emisionin "Frontline" në Report Tv.

Ora 21:23
Ilir Meta akuza ndaj Dumanit: Kot bën si gjeneral i madh i SPAK-ut, është kapter i Rilindjes

Kapter të PS-së, e quan Ilir Meta kreun e SPAK, Altin Dumanin, në "Frontline" në Report Tv, duke vijuar sërish akuzat ndaj tij.

"Nuk kam asnjë shqetësim dhe nuk ekziston asnjë dosje ndaj Metës. Zoti Dumani si një ushtar i Rilindjes, kot bën si gjeneral i SPAK. Është nën urdhrat e Don Agaçios. Ai që në dhjetor të 2019 ka regjistruar një çështje ndaj meje nga një kallëzues delinkuent i provuar nga gjykata për dhunë në familje. Kjo gjë është bërë për të mbajtur nën presion presidentin."

Ora 21:18
'Kam patur konflikt për çështjen Dvorani', Meta: Me SPAK nuk e kam personale! Ambasadorët mbajtën anën e Ramës për arsye klienteliste

Kreu i PL-së, Ilir Meta sqaroi në 'Frontline' raportin e tij me SPAK lidhur edhe me sulmet e fundit ndaj kreut të Prokurorisë, Altin Dumani. Sipas tij, SPAK dështoi me çështjen Dvorani pasi e mbylli atë çështje.

'Së pari, unë nuk mund të ngrej problem për arsye personale, ka akuzë ndaj meje apo jo. Raporti me SPAK nuk ka qenë raport personal por institucional. Dua t’ju kutjoj disa histori të shkuara. Së pari pritej që SPAK të godiste krimin zgjedhor.

Të merrej me dosjen e Shijakut, kjo nuk ndodhi. Në 2021 pritej që SPAK të luante rol të parandalonte krimet zgjedhore por nuk ndodhi. Në Elbasan përgjegjësia e SPAK është flagrante për atë vrasje që ndodhi dhe për atë personin që po vuan dënimin. Kjo  ndodhi sepse SPAK injoroi denoncimet e opozitës për përfshirje të zyrtarëve të lartë të shtetit në manipulimit të zgjedhjeve në Elbasan.

Kur SPAK hoqi dorë nga hetimi i një çështjeje të rëndësishme grupet kriminale morën hov dhe patëm atë çështje që tronditi opinionin publik. Kam qenë president. Kemi patur konflikt për çështjen Dvorani. Në një shtet policesk institucioni më i rëndësishëm i bie të jetë SPAK, që kontrollohet nga Agaçi.

Çfarë ndodhi? Një çështje që u çua në SPAK dhe Venezia konstatoi shpërdorimin e detyrës nga Dvorani. SPAK e mbylli çështjen duke thënë se nuk pati ndonjë gjë shumë të madhe. Një pjesë e ambasdorëve mbajtën krahun e Ramës për arsye klienteliste. Për këtë kishte përgjëgjës konkret që ishte Dvorani dhe SPAK nuk ndërmori asnjë veprim.', tha Meta.

Ora 21:12
Sulmet ndaj Dumanit, ‘zbutet’ Meta: S’kam në shënjestër drejtësinë! SPAK, pjellë e një procesi të deformuar

Kreu i PL Ilir Meta në “Frontline” në Report TV duket më i tërhequr në akuzat e tij ndaj SPAK që jemi mësuar t’i dëgjojmë nëpër konferenca e emisione televizive ditët e fundit.

Pyetje: Një periudhë gati 1 vjeçare keni qenë i heshtur, por papritur me akuzat të rënda ndaj drejtësisë?

Meta: S’më pëlqen që nisi kështu kjo intervistë sepse ne po shkojmë drejt një konventë historike...

Pyetje: Pse tani gjithë ky aksion?

Meta: Nuk kam shënjestër drejtësinë por përdorimin e drejtësisë së kapur nga Edi Rama. Rama është përgjegjësi kryesor për korrupsionin në vend.

Ky është shqetësimi im.

Unë nuk kam pasur ndonjëherë vlerësim të madh për spak e as pritshmëri sepse spak është një krijesë e një procesi të deformuar nga pikëpamja kushtetuese. SPAK është rezultat i KLP dhe KLD. Ishte rezultat i një zgjedhje anti kushtetuese të Arta Markut, e cila mandatin e saj e përdori për të manipuluar KLP, e përmes KLP-së SPAK-un apo prokurorinë.

Në fillim s'kam qenë shumë i zëshëm ndaj SPAK sepse kam besuar se do justifikonte pritshmëritë e qytetarëve dhe të ndërkombëtarëve dhe të kishte rezultate për t'i dhënë goditje të fortë korrupsionit...

Është pjellë e një procesi të deformuar.

SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ylli: 26/04/2024 21:31

    perdite konvente,,,konventa e hajduteve dhe dallaveraxhive...ishallah ju bie nje rrufe aty dhe ju djeg te gjitheve,,se qelbesira jeni te gjithe...me soj e sorrollop..

    Përgjigju
  • kardozo: 26/04/2024 12:05

    nese ky koke paqe nuk arrestohet per bemat e tij ne vjedhjen e shqiperise e shqipetareve ne 589666666666666666666666666666/*dekada athere nuk ekziston shteti

    Përgjigju
  • Po mër po: 26/04/2024 09:14

    Nqs nuk intimidohesh pse je spiun?

    Përgjigju
  • Leopard: 26/04/2024 07:50

    Ky osht kokrra e legenit dhe i thote te tjerve. Hahaha si del aty si njeri i ndershem dhe mbron sovranitetin e shqiptareve, pik e zez

    Përgjigju
  • klodiana lala: 26/04/2024 06:11

    IK META,,,IK SA ME SHPEJT SE NESER DO ARRESTOHESH,,,E KAM KETE NGA BURIMET E MIJA,,,SHUME TE SIGURTA,,,SHKO NE HUNGARI TEK MIKU YT GRUEVSKI...MOS U BEJ TRIMI I XHA JAHOS..

    Përgjigju
  • Ceni: 26/04/2024 03:25

    Pisllik!

    Përgjigju
  • Alba: 26/04/2024 00:40

    Nese ktij i pritet fleta e arrestit, ky arratiset si Ahmetaj. Mbajeni mend kete, se e njoh nga afer.

    Përgjigju
  • Alban: 26/04/2024 00:12

    Na e shpifet kur e nxorret ne tv. Arrestojeni kete faqezi qe i ben karrshillik drejtrsise. Po u pre fletearresti ky do arratiset, mbajeni mend.

    Përgjigju
  • Meri: 25/04/2024 23:45

    Njeri shumē i ultë,pa moral,pa kultur,injorant por..,hajdut profesionist.Flet për korrupsion por,veten e pëjashton nga personat e korruptuar(vidion me 7000 euro me nji të prer të lapsit ne nuk e kemi harruar).Sulmon Drejtësin sepse kērkon të shpëtoj vete dhe gjithëcka që ka vjedhur.

    Përgjigju
    • Meri: 26/04/2024 12:34

      A...Zh:Ne faktë nuk isha shumë e sigurt për shifrën kur e shkruajta,shumë faleminderit.

    • A...Zh: 26/04/2024 09:01

      Jo 7000 por 700000. Thjeshte per saktesim.

  • poli: 25/04/2024 23:07

    I THEMI MONIKES QE TI BLEJE ILIRIT NJE ARKE ME SAPUNA...SE DO I DUHEN NE BURG ,,DHE 10 KG VAJ ULLIRI...

    Përgjigju
  • E populli fle: 25/04/2024 22:57

    Po prapë vazhdon.. të ndërtosh Zotrote madje një 5:Kulla 20 Katesh mu mbi Kolektorë të Liqenit Artificial të Tiranës,fiks poshtë Digës së Liqenit???!!.. normale së bashku,me lejet abusive të Ramës nën rrogoz...,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion