Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu paralajmëroi sot civilët në Gaza të braktisin vendet ku po operojnë militantët, sepse mund t’i sulmojnë nga momenti në moment. “U bëj thirrje banorëve të Gazës të evakuohen menjëherë nga çdo vend ku Hamas po kryen veprimtari terroriste.
Çdo person në këto vende është objektiv për ne”, tha Netanyahu në fjalën e tij publike në një mbledhje të kabinetit. Izraeli e ka thënë edhe më herët që Hamas është përgjegjës për viktimat civile sepse ajo po vepron në mesin e joluftëtarëve. Sipas tij, grupi po përdor shkolla dhe xhami për të kryer sulme.
Ndërkaq, mbrëmjen e vonë të së shtunës, presidenti egjiptian, Mahmud Abbas i bëri thirrje Izraelit dhe Hamas të rikthehen në tryezën e bisedimeve, duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm. Izraeli thotë se që nga armëpushimi i fundit, mbi 525 raketa janë hedhur në Izrael nga Gaza, 69 prej të cilave janë kapur nga sistemi antiraketor i mbrojtjes.
Me asnjë zgjidhje në horizont, lufta në Gaza ka arritur në javën e saj të shtatë. Ndërkaq, vktimat në Gaza kanë arritur në 2108 persona, 400 prej tyre fëmijë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO