SHBA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë urdhëruar largimin e një pjese të personelit nga ambasadat në Sudan dhe Tunizi. Në një deklaratë të posaçme Departamenti i Shtetit gjithashtu këshillon qytetarët amerikanë në Tunizi të gjejnë mënyrën për tu larguar prej vendit.

Vala e protestuesve në botën myslimane ka prekur ditët e fundit selitë diplomatike amerikanë edhe në këto dy shtete. Më herët, Sudani refuzoi të lejonte Uashingtonin të dërgonte marinsat për të mbrojtur ambasadën. Zyrtarët sudaneze thanë se forcat e sigurisë së vendit të tyre janë në gjendje të që garantojnë vet mbrojtjen e diplomatëve të huaj. Tre persona u vranë në momentin kur ambasada u sulmua të premten në Khartoum.

Në të njëjtën ditë u rrethuan edhe ambasadat e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe. SHBA thotë se qeveria Sudaneze ka marrë masat për të limituar aktivitetin e grupeve terroriste por elementët kërcënues mbeten dhe kërcënojnë të sulmojnë interesat perëndimore.

Amerikanët gjithashtu janë këshilluar të mos udhëtojnë në Tunizi pasi dy persona humbën jetën së fundi gjatë sulmeve mbi ambasadë e në shkollat amerikane. Edhe qeveria kanadeze njoftoi të dielën se po mbyll ambasadat në Sudan, Libi dhe Egjipt si masa parandaluese për sulmet e mundshme.

(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)