Zyrtari amerikan: Raketat ruse kaluan në Poloni, vranë 2 persona! Pentagoni: SHBA do të mbrojnë çdo pëllëmbë të NATO-s

Zyrtari amerikan: Raketat ruse kaluan në Poloni, vranë 2 persona! Pentagoni: SHBA do të mbrojnë çdo pëllëmbë të NATO-s

Dy nga raketat ruse të lëshuara kundër Ukrainës sot thuhet se u ulën në Przewodoe, një qytet polak pranë kufirit me Ukrainën dhe për pasojë  raportohet se dy persona humbën jetën, raporton “Ria Novosti” .

Mediat amerikane konfirmojnë gjithashtu se dy raketa ruse kanë rënë në territorin e Polonisë, një vend anëtar i NATO-s. Kjo është raportuar nga agjencia Bloomberg duke cituar Associated Press e cila, nga ana tjetër, citon një zyrtar të inteligjencës amerikane.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe Pentagoni.

“Angazhimi ynë ndaj nenit 5 të NATO-s është kristal i qartë, ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder.


Lajmi kryesor:

Raketat godasin në territor të NATO-s, 2 të vdekur në Poloni! SHBA: Mbrojmë çdo centimetër të Aleancës! Rusia: Lajmet, provokim! Rama: Shqipëria e shqetësuar


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike