Myslimanët anembanë botës po  reagojnë duke u distancuar nga aktet terroriste  përmes hashtag ‪#‎notinmyname apo #IAmAMuslim. Disa prej tyre kanë shkruar në twitter hashtag #IAmMuslmi, dhe më tej kanë komentuar se dënojnë sulmet në Paris.

Në këtë mënyrë, ata kanë dashur të tregojnë solidaritet me qytetarët e Francës.
Për më tepër, duan  të tregojnë se islami është një fe e paqes.
 
ISIS mori përgjegjësinë e sulmeve në Paris duke mbjellë terror kudo në botë.  Njerëz nga e gjithë bota nga të gjitha fetë kanë reaguar në mediat sociale duhe shprehur solidaritet me Francën.

Musliamnët kanë përdorur rrjetet sociale për të treguar se ata nuk janë pjesë e ekstremizmit dhe dhunës që terroristët përdorin në emër të Islamit.

Hashtagët #NotInMyName  dhe #IAmAMuslim po përdoren për të treguar se ekstremizmi nuk do të tolerohet  dhe mesazhet e tyre të urrejtjes  janë në kundërshtim me mesazhet e paqes që muslimanët duan të promovojnë.
 
Ja cilat janë disa prej hashtag: 

#MuslimsAreNotTerrorist#TerrorismHasNoReligion
#NotInMyName
I am a #Muslim.
I condemn #ParisAttacks by #ISIS!
#ISIS is not #Muslim. #Prayers4Paris #paris