
Gjatë natës, rusët sulmuan në rajonin e Kievit dhe Zaporizhian sipas raportimeve të autoriteteve lokale të cituara nga “Kyiv Independent”.
Guvernatori Oleksiy Kuleba tha se Moska ka shënjestruar një nga komunitetet në rajonin e kryeqytetit, pa specifikuar se cilin, por duke deklaruar se sipas informacioneve fillestare nuk ka viktima.
Nga Zaporizhzhia, kryebashkiaku i përkohshëm Anatoli Kurtev raportoi se forcat ruse kanë goditur qytetin dhe zonën përreth, duke shkaktuar një zjarr. Aktualisht nuk ka informacione për viktima dhe dëme të tjera.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Strategjia e re e mbrojtjes amerikane: Parandalim kundër Rusisë dhe Kinës! Putin: Nuk do të përdorim armë bërthamore








