Sulmet terroriste, FBI paralajmëron
Italinë: Kujdes në Romë e Milano

Sulmet terroriste, FBI paralajmëron<br />Italinë: Kujdes në Romë e Milano
Rreziku nga sulmet terroriste në mbarë Europën po shton gjithnjë e më shumë kujdesin e shteteve për të rritur sigurinë .Megjithatë një thirrje paralajmëruese ka ardhur edhe për Italinë nga FBI-ja amerikane

Sipas FBI-së Italia duhet të ruhet nga sulmet e mundshme terroriste në Romë dhe Milano. Sipas agjencisë së lajmeve “ANSA”, paralajmërimet flasin për rreziqe për atentate në sheshin Shën Pjetër të kryeqytetit dhe në katëdralen Duomo dhe teatrin La Scala në Milano. 

Byroja Federale e Hetimit, sipas burimit mediatik, u ka përcjellë shërbimeve sekrete italiane një informativë të marrë nga DEA, agjencia federale e antidrogës. 

Ky paralajmërim ka bërë që shteti fqinj të përforcojë më tej masat e sigurisë, raporton më tej agjencia e lajmeve “ANSA”. 

Pak ditë më parë, pas sulmeve të përgjakshme në Paris, ministri i Brendshëm italian, Angelino Alfano deklaroi se Italia ndodhet një shkallë nën nivelin maksimal të sigurisë. 

Redaskia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës