Menjëherë pas sulmeve terroriste të cilat sollën humbjen e jetës për 36 persona dhe plagosjen e më shumë se 147 të tjerëve, aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit, ‘Nënë Tereza” ka pezulluar fluturimet drejt Turqisë, aty ku në Stamboll ishte dhe epiqendra e sulmeve.
 
Sipas faqes zyrtare të Aeroportit ‘Nënë tereza” fluturimi është ndërprerë në orën 23:00 të mbrëmjes së kaluar, ndërkohë që ende nuk dihet se kur do të rifillojnë.
 
Ajo çka për momentin dihet është fakti se të gjithë ata persona që kishin planifikuar për të fluturuar drejt Stambollit gjatë këtyre ditëve, do iu duhet që të presin.

TIA
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)