Frika ndaj sulmeve terroriste ka bërë që të shtohen masat e sigurisë në Portin e Shëngjinit.
Që prej mëngjesit të së premtes, ka nisur një kontroll i imtësishëm të hyrje-daljeve të individëve, kontrolle të mjeteve dhe të pasagjërëve.
Në mbështetje të autoritetëve portale në Shëngjin janë dhe Policia e Shtetit, si dhe ajo kufitare, që monitorjnë gjatë 24 orëve zonën përreth portit, duke ndaluar të gjithë përsonat e dyshimtë.
Këto kontrolle të përforcuara kanë ardhur pas urdhërit të Ministrit të Transportëve Edmond Haxhinasto, i cili i ka ngarkuar Autoritetit Shtetëror për Sigurinë në Porte, për të kryer testimin e nivelit të sigurisë në portet e vendit, për të parë reagimin në kohë të forcave të sigurisë dhe për të parandaluar ngjarje që cënojnë sigurinë.
Ky plan masash është monitoruar gjatë gjithë ditës së sotme nga vetë Drejtori i Portit të Shëngjinit, Gjovalin Tushaj, i cili ka bërë të ditur se kontrollet e imtesishme do të vijojnë edhe në periudhën në vazhdim.
Ai u ka bërë thirrje edhe qytetarëve dhe operatorëve privat që të bashkëpunojnë me autoritetin portual për të rritur sigurinë në vendin tonë.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com