Gaza pas bombardimeve izraelite
Një pozicion i Pasdaranit iranian u shënjestrua kohët e fundit në Damask, Siri, nga një sulm ajror izraelit. Kjo është raportuar nga Observatori Kombëtar për të Drejtat e Njeriut në Siri, i cili përdor një rrjet të dendur informatorësh në terren.
Sipas burimeve, sulmi ndodhi në lagjen Sayyda Zeyneb, në periferi juglindore të Damaskut, e cila prej vitesh është shndërruar në selinë e Pasdaran dhe aleatëve të tyre libanezë, Hezbollahut.
Nga informacionet e para të mbërritura nga kryeqyteti sirian, nuk u shënuan viktima në sulm. Ndërkohë kundërajror sirian u kundërpërgjigj duke lëshuar një sërë raketash në drejtim të luftëtarëve izraelitë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ WSJ: Baza e SHBA-së në Jordani nuk rrëzoi dronin e huaj pasi e ngatërruan me dronin e tyre! Mediat: 10% e punonjësve të UNRWA kanë lidhje me Hamasin







