Sulmi ajror në Kramatorsk, reagon presidenti Biden: Një tjetër mizori e tmerrshme e kryer nga Rusia

Sulmi ajror në Kramatorsk, reagon presidenti Biden: Një tjetër mizori e tmerrshme e kryer nga Rusia

Presidenti Joe Biden e ka quajtur sulmin ajror në një stacion treni në Kramatorsk të Ukrainës lindore "një tjetër mizori e tmerrshme e kryer nga Rusia".

Udhëheqësi amerikan tha se SHBA do të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë dhe "së bashku me aleatët tanë" dhe do të mbështesë përpjekjet për të hetuar sulmin.

Kjo vjen pasi kompania shtetërore hekurudhore e Ukrainës tha se dy raketa ruse goditën stacionin hekurudhor në Kramatorsk më herët sot.

Të paktën 52 civilë ukrainas, përfshirë pesë fëmijë, kanë vdekur pas bombardimeve në stacionin hekurudhor, sipas zyrtarëve ukrainas.

87 të tjerë u plagosën, megjithëse zyrtarët vlerësojnë se numri i viktimave të konfirmuara do të vazhdojë të rritet.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se rreth 4,000 njerëz ishin në stacion, ku trenat po evakuonin civilët në perëndim nga qyteti i kontrolluar nga Ukraina përpara një ofensive të pritshme ruse.

Presidenti Volodymyr Zelensky dhe liderë të tjerë ukrainas kanë akuzuar ushtrinë ruse për shënjestrimin e qëllimshëm të një vendi ku ishin mbledhur vetëm civilët. 

Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë mohoi çdo rol rus në sulm.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Pas Von der Leyen, Johnson udhëtim 'surprizë' në Kiev, takohet me Zelenskyn! Masakër e re në Makariv, 132 viktima! BE premton 600 mln euro për Ukrainën


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç