Del përpara gjyqit Khalid Sheikh Mohamed, personi i akuzuar si organizatori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Gjatë deklaratës së tij, Mohamed u shpreh se shteti Amerikan kishte vrarë shumë më shumë njerëz në emër të sigurisë kombëtare sesa akuzat e tij për vrasje.

Ai akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përdorimin e përkufizimit mjaft elastik për sigurinë kombëtarë, të ngjashme me mënyrën sesi diktatorët e përdorin ligjin për të justifikuar aktet e tyre.

Gjyqtari, James Pohl, i dha të drejtën të pandehurit të fliste dhe nuk e ndërpreu atë, por u shpreh se nuk kishte ndërmend të dëgjonte më asnjë koment personal nga ana e tij.

Dalja e Mohamed përpara gjyqit vjen një javë pas seancave dëgjimore, në Bazën ushtarake amerikane të Guantanamo Bay, në Kubë. Në seancat dëgjimore ishin edhe katër personave të tjerë të akuzuar për rrëmbim, organizim dhe trajnim të xhihadistëve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqen që Mohamed dhe personat e tjerë të al Kaedas, të gjykohen si persona të cilët kanë në mënyrë të jashtëligjshme vrasje, duke i privuar kështu nga ligji ushtarak i cili i jep ushtarëve imunitetin e vrasjeve në luftë.

Të pandehurit mund të përballen me dënimin me vdekje nëse akuzat kundrejt tyre do të provohen të vërteta. Mbi ta rëndojnë akuzat e konspiracionit me al Kaedan, sulmi kundër civilëve, vrasje në dhunim të ligjeve të luftës, shkatërrim të pronës, xhihadizëm si dhe terrorizëm.

(ed.ka/Shqiptarja.com)