Sulmi i 24 shtatorit në Banjskë, reagon Osmani: Për fat të keq, Serbisë nuk i janë shqiptuar masa nga ana e BE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët me ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, deklaroi se Gjermania i ka qëndruar afër Kosovës në periudha të rënda por edhe në procesin e shtetformimit dhe shtetndërtimit.

“Gjermania ka qëndruar pranë nesh jo vetëm gjatë periudhave të rënda për popullin e Kosovës, por edhe në procesin e shtetformimit dhe shtetndërtimit e vazhdon të jetë aleat i ynë i fortë, përderisa vazhdojmë ta forcojmë demokracinë tonë dhe pozitën tonë ndërkombëtare. Bashkë ministrin diskutuam çështje të interesit të ndërsjellë, me theks të vecantë se si shtetet tona mund të avancojnë edhe më shumë bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Bashkëpunimi ynë ushtarak është dinamik dhe në zhvillim të bazhdueshëm, duke përfshirë kontributin e çmuar dhe përkushtimin e Gjermanisë në mbështetjen e FSK’së”, tha Osmani.

Ajo ka thënë se Kosova është partnere e besueshme dhe e përkushtuar e Gjermanisë dhe NATO’s, duke përmendur strehimin e afganëve, mbështetjen e Ukrainës dhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Osmani tha se “në vend që Serbia t’i ekstradojë terroristët, vazhdon t’i inkurajojë ata për ta destabilizuar Kosovën dhe rajonin përderisa, për fat të keq, Serbisë nuk i janë shqiptuar masa nga ana e BE’së”.

“Tani është koha që Kosova t’i bashkohet partnerëve të saj si anëtare e NATO’s duke filluar me Partneritetin për Paqe. Një hap i tillë do të ndikonte pozitivisht në sigurinë, paqen dhe stabilitetin e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Për fat të keq, politika shtetërore e Serbisë vazhdimisht po e sfidon integritetin territorial të Kosovës dhe angazhohet për akte agresioni ndaj Kosovës dhe natyrshëm që për t’i parandaluar këto sulme në të ardhmen ne kemi nevojë për përkrahjen e Gjermanisë sikurse edhe të aleatëve e partnerëve tjerë euroatlantikë. Sulmi terrorist dhe agresioni i 24 shtatorit ishte përpjekje për ta minuar paqen dhe stabilitetin, jo vetëm në Kosovë, por në tërë Ballkanin Perëndimor. Hetimet zyrtare konfirmojnë se mbrapa këtij sulmi terrorist dhe akti agresioni kundër Republikës sonë qëndron Serbia dhe institucionet e saj nga organizimi, furnizimi me armatim e pajisje deri te financimi dhe trajnimi i terroristëve në bazat e tyre ushtarake. Sot, në vend se Serbia t’i ekstradojë terroristët, vazhdon t’i inkurajojë ata për ta destabilizuar Kosovën dhe rajonin, përderisa, për fat të keq, Serbisë nuk i janë shqiptuar masa nga ana e BE’së”, tha Osmani.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:39
Heqja e dinarit serb, reagon Ministri gjerman i Mbrojtjes: Kosova ka të drejtë ta zbatojë ligjin, por duhet komunikim më i përshtatshëm

1707133136_boris.jpg

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, në konferencën e përbashkët me presidenten Osmani ka folur edhe për rregulloren e BQK-së e cila përjashton dinarin si valutë për kryerjen e operacioneve me para të gatshme.

Ai tha se Kosova ka të drejtë ta zbatojë ligjshmërinë e saj, mirëpo për dinarin ai thotë se nevojitet të komunikohet në mënyrë më të përshtatshme.

“Jemi të vetëdijshëm që Kosova ka të drejtë të zbatojë ligjshmërinë e saj, por në deeskalim bën pjesë edhe masat legjitime për sa i përket vendosjes së Euros si valutë e vetme, mirëpo nevojitet që kjo të komunikohet në mënyrë më të përshtatshme, ashtu që askush mos të ketë frikë dhe mos ketë mosinformim”, tha Boris.

S.S/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës