Sulmi i avionit malajzian, ngushëllojnë
Meta e Kodheli: Hetim ndërkombëta

Sulmi i avionit malajzian, ngushëllojnë<br />Meta e Kodheli: Hetim ndërkombëta
TIRANE -  Edhe Shqiëpria zyrtare mbështet idensë se duhet të ketë një hetim ndërkombëtar për zbulimin e shkaqeve që cuan në rrëzimin e avionit malajzian në lindje të Ukrainës dhe vdekjen e të 298 pjestarëve që ndodheshin në bordin e tij.

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta kanë shprehur ngushëllime për familjarët që humbën të afërmit e tyre në këtë ngjarje tragjike.

Kodheli: Duhet një hetim ndërkombëtar për rrëzimin e avionit
Ministria e Mbrojtjes znj.Mimi Kodheli i dërgoi një letër ngushëllimi homologëve të saj të  vendeve të NATO-s, të cilët patën viktima në avionin Malaysian Airlines. Në këtë letër znj.Kodheli shkruan: “Jam thellësisht e trishtuar për përplasjen tragjike të avionit të Malaysian Airlines në 17 korrik 2014. Në këtë moment të mbushur me dhimbje, në emër të ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqiperisë dhe timin personal, dua t’ju përcjell ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta për familjet e atyre njerzve nga vendi Juaj, që humbën jetët e tyre.
Ne besojmë dhe mbështesim që duhet të ketë një hetim ndërkombëtar, në mënyrë që të sqarohen plotësisht rrethanat e tragjedisë”. 

Meta mesazh ngusheillimi Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Malajzisë
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Malajzisë, Sh. T.Z. Tan Sri Pandikar Amin Haji Mulia pas rrëzimit të avionit të Malaysia Airlines, si pasojë e të cilit humbën jetën 298 persona.

Në letrën dërguar homogolut të tij, Kryetari i Kuvendit shpreh keqardhjen për lajmin tronditës për rrëzimin e avionit që ka tronditur gjithë opinionin publik.

“Me hidhërim dhe keqardhje të thellë mësova lajmin tronditës për rrëzimin e avionit të Malaysia Airlines, si pasojë e të cilit humbën jetën 298 persona. Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur të gjithë opinionin publik shqiptar dhe atë mbarëbotëror”, tha Meta.

Duke shprehur ngushëllimet për humbjen e jetës së 298 personave, Kryetari i Kuvendit uroi që të zbulohen sa më shpejt shkaqet e rrëzimit të avionit.

“Në emër të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe timin personal më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta ju dhe të gjithë familjarëve që humbën njerëzit e tyre më të shtrenjtë. Dëshiroj të ndaj me ju dhimbjen dhe të bashkohem në lutjen tuaj që shpirtrat e tyre të prehen në paqe, sikurse uroj që të zbulohen sa më shpejt shkaqet e rrëzimit të avionit”, shkruan në mesazhin e ngushëllimit Kryetari i Kuvendit.

Meta përfundon mesazhin e tij ngushëllues duke shprehur solidaritetin e Shqipërisë duke shtuar se “ gjendemi pranë jush në këtë moment të vështirë”.

mesazhi i metes

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'