Sulmi i Berishës në PD, çfarë thotë dosja e Prokurorisë! Flasin 11 mbështetësit e Lulzim Bashës! Florenc Hoxha një prej 'mbrojtësve' kryesorë të godinës

Sulmi i Berishës në PD, çfarë thotë dosja e Prokurorisë! Flasin 11 mbështetësit e Lulzim Bashës! Florenc Hoxha një prej 'mbrojtësve' kryesorë të godinës

1641910009_FLORENC.jpg

Sot për të gjithë të arrestuarit për sulmin e Sali Berishës në Partinë Demokratike prokuroria kërkoi që të lihen të lirë, 30 prej tyre u kërkua vetëm masa 'detyrim paraqitje', ndërkohë që 4 të tjerët në 'arrest shtëpie'.

Dëshmitë e personave që u gjetën brenda godinës së PD-së në mbështetje të kryetarit Lulzim Basha, sipas detajeve të zbuluara nga Top Channel,  përsërisin se ishin thirrur për mbledhje nga kryetari i partisë dhe krejt befasisht ata u gjendën nën sulm nga mbështetës të shumtë të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili disa javë më parë kishte thirrur një protestë kombëtare para selisë blu.

Top Channel shkruan se një nga personat e arrestuar nga policia, i cili ndodhej brenda godinës së selisë së PD-së, ka treguar se ka mbërritur në seli në orën 08:30 i shoqëruar nga Luan Hoti dhe Orion Meta. Ai sqaron se kishte shkuar aty pasi ishte thirrur për një mbledhje nga kryetari Basha. Luku tregon se ndërsa po priste për fillimin e saj, ka dëgjuar disa zhurma që vinin nga jashtë.

"Me të dëgjuar, zhurmat e para, ka vendosur të zbresë në katin e parë të godinës dhe aty ka vënë re që hyrja kryesore e godinës së selisë së PD-së po sulmohej nga jashtë. Më pas ka vendosur të ngjitet edhe njëherë tjetër në katin e dytë të godinës dhe aty është bashkuar me Luan Hotin dhe deputetët Ervin Salianji dhe Grida Duma e disa persona të tjerë. Luku ka mohuar të ketë pasur dhunë nga njerëzit brenda PD-së, por ka deklaruar se goditjet janë parë dhe dëgjuar që vinin nga jashtë.

Kurse një person tjetër, po mbështetës i kryetarit Basha, i quajtur Indrit Sefa, ka pretenduar se nuk ka marrë pjesë në asnjë veprim të kundraligjshëm.

Po ashtu, Orian Meta ka shpjeguar se ka ardhur në selinë e PD-së në orën 08:30, së bashku me Luan Hotin dhe Stivi Lukun. Ai ka deklaruar se ka qenë në godinën e PD-së, në pritje të nisjes së mbledhjes kur ka dëgjuar zhurmat që vinin nga jashtë. Prokuroria mendon se Meta mund të jetë përfshirë në veprime të dhunshme, por asgjë me vlerë për hetimin. Vendim Demaj ka treguar se ka mbërritur në selinë e PD-së rreth orës 08:30 në pritje të nisjes së mbledhjes por në ato çaste ka dëgjuar disa zhurma që vinin nga jashtë. Ka zbritur dhe ka parë që hyrja kryesore po sulmohej nga jashtë", citohet në shkrim.

Në dosjen hetimore të siguruar nga Top Channel thuhet se ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha së bashku me 9 persona të tjerë dyshohet se ka qenë një nga personat kryesorë që do të mbronte në rast rreziku me 8 janar godinën e selisë së PD-së nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha. Në aplikacionin e Komisariatit Digital, është çuar një video, ku dallohen një grup prej 10 personash, të cilët ishin ulur në një dhomë, duke ngrënë ushqim dhe duke luajtur me instrument muzikor. Në mesin e tyre dallohet Florenc Hoxha, i cili mban të veshur një kostum sportiv me ngjyrë blu dhe me vija të bardha.

“Nga të dhënat operative që disponoheshin nga policia, rezultonte që grupimet e individëve të sipërpërshkruar, si dhe individë të tjerë që do të mbështesnin Grupin e Rithemelit të Partisë Demokratike, më 08.01.2021, do të kryenin veprime të dhunshme ndaj njëri-tjetrit, ndërtesës ose Selisë së Partisë Demokratike, duke u bërë pjesë e skenarëve të dhunës, shkatërrimit të pronës, prishjes së rendit e qetësisë publike, veprime për të cilat dyshohej që do të kryheshin dhe nga individë të dyshuar të armatosur me armë të ftohta apo zjarri”, citohet nga dosja.

Po ashtu, nga e njëjta dosje mësohet se drejtoritë vendore të policisë në qarqe kanë sjellë të dhëna në rrugë operative për grupe që do të udhëtonin në drejtim të qytetit të Tiranës, me qëllim pjesëmarrjen në tubimin që do të zhvillohej më datë 8 janar, me dyshimin se mund të përfshiheshin në veprime të dhunshme.


Lajmi kryesor:

Protesta e dhunshme në PD/ Nesër seanca, prokuroria kërkon lirinë për 34 të arrestuarit! 'Arrest shtëpie' për 4 prej tyre dhe për 30 'detyrim paraqitje'! Mes tyre shtetas nga Kosova e Maqedonia e Veriut


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë