Përmes zyrës së tij të shtypit Ambasadori Gjerman Hoffman e ka konsideruar sulmin e ish-kryeministrit Berisha si të rëndë,. Në reagimin e tij të prerë e të shkurtër Ambasadori gjerman në Tiranë Helmut Hoffman i është përgjigjur Berishës në lidhje me qëndrimet e tij ndaj protestës së PD dhe ndaj zgjedhjeve të fundit lokale.
“Ambasadori Hoffman e konsideron si domethënës faktin që zoti Berisha ka sulmuar edhe drejtuesen e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODHIR për zgjedhjet vendore Audrey Glover. Çdo koment tjetër do të ishte i tepërt nga ana e tij”.
Një ditë më parë Berisha akuzoi ashpër diplomatin gjerman, duke u shprehur se ai duhej të shqetësohej më shumë për zgjedhjet, sesa për bunkerin.
Redaksia online
(s,m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com