Hashem Safi al-Din, kreu i Këshillit Ekzekutiv të Hezbollahut, gjatë një konference për shtyp, dërgoi një mesazh për Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se luftimet mund të përhapen.

“I gjithë kombi islamik do t'i bashkohet "stuhisë" nëse ata vazhdojnë në çmendurinë e tyre”, tha kreu i Këshillit Ekzekutiv të Hezbollahut.

Sot në mëngjes, Hezbollahu lëshoi ​​predha mortajash në vendet ushtarake izraelite në kufirin me Libanin, duke pretenduar se qëndron në solidaritet me rezistencën palestineze.


Lajmi kryesor:

Izraeli shpall gjendjen e luftës, e drejton Netanyahu! 700 të vrarë! SHBA i dërgon luftanije! Avionët bombardojnë Gazën, tanket në kufi! Amerikanë e gjermanë mes pengjeve të Hamasit