Sulmi i Iranit mbi Izraelin, koloneli Toçi: U kalua vija e kuqe, mesazhi i qartë! Cika: Konflikti fsheh interesa mes shumë shteteve

Koloneli shqiptar, Çlirim Toçi i ftuar në ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv ka folur për sulmin e ndodhur në Izrael nga Irani. Ai u shpreh se Irani ka kaluar vijën e kuqe

“Që të çojë një mesazh të qartë drejt Izraelit që Irani të mos cenohet, Irani ka kaluar tashmë vijën e kuqe. Duke kaluar vijën e kuqe Irani ka treguar një fytyrë më agresive dhe duke sqaruar që Irani nuk do të tolerojë.” u shpreh Toci.

Gjithashtu Koloneli ka folur edhe për sasinë dhe mënyrën e sulmit.

“Drone shajak që janë të avashtë dhe dallohen lehtë. Raketa Cruizer që ecin mbi një sipërfaqe të ulët në tokë, janë të avashta, por shumë të sakta, 20 të tilla janë dërguar. Raketa palestike që grupohen në disa grupe. Vetëm një raketë palestiek ka goditu një bazë në jug me dëme shumë të vogla. Izraeli ka sistem mbrojtës shumë të fortë, ndër më të fortit në botë Izraeli nuk është vetëm, është mbështetur nga SHBA, Mbretëria e Bashkua, Franca dhe Jordania.”- tha kolonel Toçi.

Nga ana tjetër pedagogu Emilio Cika tha se konflikti fsheh interesa mes shumë shteteve.

‘Nuk janë vetëm 2 palë në një përplasje, janë palë të cilat kanë interesa dhe duan të tregojnë dominancë, sidomos ShBA, ajo do dhe duhet të tregojë se kush e thotë fjalinë e fundit në rajon. Duhet të thënë që dhe pala sovjetike ka interesa. Irani është një furnizues kryesor, Rusia në Iran ka dhe bazë furnizimi ushtarak. Nëse do kemi një kundërpërgjigje do na çojë në ujëra të panjohur. Mund të ketë një goditje brenda në territor të Iranit, kanë goditur dhe në forma të tjera sidomos në kibernetikisht.’- tha Cika.

Irani kreu një sulm ajror mbrëmjen e së shtunës mbi Izraelin. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite kundëradmirali Daniel Hagari tha se më shumë se 300 dronë dhe raketa u gjuajtën nga Irani gjatë natës, 99% e të cilave u kapën.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja