Sulmi i kombëtares garanci për Euro
2016, Gjermania jehonë kuqezinjve

Sulmi i kombëtares garanci për Euro<br />2016, Gjermania jehonë kuqezinjve
Kombëtarja shqiptare duket se do të shkojë në Francë me repartin sulmues në formën më të mirë që ka pasur ndonjëherë, pasi golat nuk po mungojnë nga njëri cep i Europës në tjetrin, ndërsa pritet që të ketë edhe nga Amerika.

Pas formës mjaft të mirë që po kalon në Turqi Sokol Cikalleshi, e njëjta gjë po ndodh edhe në Kroaci me Bekim Balajn. Sulmuesi kuqezi shënoi dy gola në miqësoren që Rijeka fitoi përballë ekipit të Rudar Velenjes.

Një nga dy golat e shkodranit erdhi pas pasimit të Roshit, ndërsa mesfushori fierak fitoi edhe një penallti, teksa nuk kishte fat për të dërguar vetë topin në rrjetë pas shumë tentativash.

Nga Zvicra vjen një tjetër gol shqiptar, këtë herë jo më nga Gashi, por elbasanasi Armando Sadiku, që shënoi golin e vetëm në humbjen e Vaduzit përballë Austria Lushtenau 1-2. 

Edhe këtu si në Kroaci, goli i Sadikut erdhi pas pasimit me shqiptarin tjetër Avdijaj. Sadiku është në garë për të kapur formën për Europianin. Pikëpyetja e vetme per kombëtaren mbetet forma e Shkëlzen Gashit.

Sulmuesi është në garë me kohën për të bindur De Biasin për një ftesë në Francë për Kampionatin Europian. Drejtori sportiv i Colorado Rapids, Paul Bravo, është shprehur shumë i lumtur me transferimin Shkëlzen Gashti duke e vlerësuar si makineri golash, por fjalën e fundit e ka fusha.

“Shkëlzeni ishte objektivi kryesor. Ai ka treguar se është një makineri golash për ish-klubin e tij si në kampionat ashtu edhe në garat evropiane. Ne jemi shumë të lumtur që kemi nënshkruar me atë dhe mezi presin të shohim atë në kampionat me ekipin tonë”, ka thënë Bravo.

Një tjetër problem për De Biasin është edhe aktivizimi i Ergys Kaçes me PAOK, që e ka lënë në stol duke e kthyer ne një alternativë të dytë. Italia është të paktën për momentin kampionati që ka qetësuar shqiptarët, pasi disa prej tyre po luajnë rregullisht.

Sonte në fushë do të jenë përballë Hysaj dhe Berisha në përballjen Lazio-Napoli. Shkodrani Elseid Hysaj festoi ditëlindjen e 22 me Napolin në një edicion të jashtëzakonshëm. Mbrojtësi në një intervistë për mediat italiane është shprehur se dhurata më e bukur do të ishte titulli kampion dhe se për të do të japin shpirtin në fushë.

Reportazhi gjerman
Televizioni i njohur gjerman “ZDF” i ka kushtuar hapësirë Shqipërisë dhe kualifikimit në kampionatin Europain duke e cilësuar si një nga ëndrrat më të mëdha të realizuara nga shqiptarët.

Gjermanët përmes intervistave me De Biasin, Dukën, ish-lojtarin e njohur Altin Lala dhe të tjerë protagonistë rrëfejnë rrugëtimin drejt suksesit përmes një reportazhi të gjatë.

Dhuna në Beograd është ngjarja që shënjoi rrugëtimin e Shqipërisë drejt Francës. Një pjesë e rëndësishme i kushtohet edhe përplasjes së vëllezërve Xhaka në Europian përmes intervistave për emocionet dhe ndjenjat, pasi mbrojnë ngjyra të kundërta edhe pse janë me origjinë shqiptare.

Reportazhi kushtuar kombëtares kuqezi kthehet shumë pas në kohë duke kujtuar edhe sfidën e vitit 1967, ku Shqipëria barazoi 0-0 me Gjermaninë Perëndimore dhe e eliminoi këtë të fundit nga Europiani.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim